Protestat në Durrë/ Asnjë në burg, 4 të rinj në arrest shtëpie, 18 me detyrim paraqitjeje

2026-10-18 17:01:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Protestat në Durrë/ Asnjë në burg, 4 të rinj në

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar nga policia, pas protestave të fuqishme në qytet.

Sipas avokatëve mbrojtës, për 4 prej të rinjve gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për 18 të tjerët “detyrim për paraqitje”.

Të 22 të rinjtë u ndaluan gjatë ditës së parë të protestave në Durrës.

Me vendimin e gjykatës, ata do të ndiqen në gjendje të lirë, në përputhje me masat e sigurisë të caktuara për secilin prej tyre.

 

 

Po ndodh...