Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, qëllohet me gurë godina, vendoset kordoni policor

2026-10-18 13:39:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, qëllohet me gurë

Tensione dhe përplasje janë shënuar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë qëlluar me gurë drejt godinës. Situata është përshkallëzuar gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve që sapo ka nisur,

Studentët vijojnë të kërkojnë ndryshime dhe reagim nga institucionet.

Ndërkohë policia është afruar duke krijuar kordon policor,, ndërkohë autoboti që hedh ujë me presion është gati por nuk ka vepruar.

Protesta para ministrisë është shoqëruar ditët e fundit me episode të përsëritura tensioni. Gjatë tubimeve të mëparshme protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë me ujë me presion për të shpërndarë turmën, gaz lotsjellës dhe dhunë me shkopa gome dhe plumba gome.

 

 

 

 

Po ndodh...