Bashkëshorti iu gjakos në protestë, shpërthen në ulërima gruaja e policit të plagosur: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, atij studenti do t'i shuhet familja!

2026-10-18 09:50:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Bashkëshorti iu gjakos në protestë, shpërthen në

"Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja". Kjo ka qenë deklarata e rëndë që ka bërë bashkëshortja e një efektivi policie i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës pasi u plagos nga protestuesit.

“Çfarë keni me Policinë? A e keni me Ramën? A e keni me Partinë Demokratike?”-shprehet ajo në video.

Më tej bashkëshortja e efektivit të policisë i bëri thirrje protestuesve që të mos sulmojnë policinë pasi sipas saj, ata nuk meritojnë të bëhen shënjestër e përplasjeve politike.

"Çfarë faji kanë policat. Çfarë faji kanë fëmijët e mi që të rriten jetim?"-dëgjohet të thotë bashkëshortja e efektivit të policisë.

Një deklaratë në dukje emotive, por që dukshmërisht nxit "vëllavrasje" në këtë situatë kaotike që po kalon vendi ynë.

Po ndodh...