Revolta studentore trondit Shqipërinë/ Joe Wilson i dërgon mesazh të fortë qeverisë Rama: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, të rinjtë meritojnë zë
Kongresmeni Republikan dhe njëherazi kreu i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA, Joe Wilson ka reaguar pas përshkallëzimit të revoltës studentore e cila ndodhet në ditën e pestë dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Wilson shprehet i shqetësuar për situatën, duke theksuar se shqiptarët meritojnë liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale.
Ai i bën thirrje qeverisë të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve dhe nënvizon se të rinjtë duhet të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.
Reagimi
“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.
Po ndodh...
Albanians cannot forgive Rama for mocking Besa and "magic" with Berisha!
ide
YOU COULD
The youth imprisoned between the SP and the DP is exploding!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
