Tirana në flakën e protestave, Rama mobilizon deputetët: Flisni për fëmijët, bizneset dhe shmangni sulmet ndaj turmës

2026-10-17 20:46:22 / POLITIKË ALFA PRESS
Tirana në flakën e protestave, Rama mobilizon deputetët: Flisni

Ndërsa në rrugët e Tiranës vijojnë protestat dhe demonstruesit kërkojnë largimin e Edi Ramës, kryeministri duket se po përqendrohet te një tjetër front: Komunikimi politik i Partisë Socialiste me qytetarët.

Sipas një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, deputetëve të PS-së u janë shpërndarë udhëzime konkrete për realizimin e videove dhe komunikimin publik, me fokus te siguria e fëmijëve, mbrojtja e bizneseve dhe shmangia e gjuhës përçarëse ndaj protestuesve.

Lëvizja vjen në një klimë të tensionuar politike, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ka pasur përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Ndërkohë, udhëzimet e publikuara sugjerojnë një përpjekje për të koordinuar mesazhet e deputetëve socialistë në këtë situatë.

Deputetëve u kërkohet të realizojnë video të shkurtra nga terreni, zyrat apo banesat, duke shmangur etiketime si “huliganë” apo “të paguar” për protestuesit.

Në vend që të dalin me deklarata të ashpra, sipas mesazhit të publikuar, socialistëve u kërkohet të përdorin një gjuhë të kujdesshme dhe të fokusohen te shqetësimet e qytetarëve.

 

Po ndodh...

Nga Aurel Plasari 18:14 IDE

YOU COULD

Nga Aurel Plasari