Protestuesit me duart lart para policisë dhe autobotëve, efektivët i lagin me ujë
2026-10-20 20:18:00 / AKTUALITET
Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, para kryeministrisë, ku një grup protestuesish janë vendosur përpara autobotëve dhe efektivëve të Policisë, me duart e ngritura lart.
“Hiqni kapelet”, u kanë thirrur protestuesit efektivëve, ndërsa qëndronin përballë tyre në shenjë kundërshtimi.

Teksa protestuesit qëndronin në atë pozicion, pa ushtruar dhunë në ato momente, Policia ka përdorur autobotët duke i spërkatur me ujë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë përplasjen mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
