Rama në Dublin, shqiptarët e presin me protestë: Jep dorëheqjen! Shqipëria nuk është në shitje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të nivelit europian. Vizita lidhet me marrëdhëniet Shqipëri–Bashkimi Europian dhe diskutimet për integrimin europian të Shqipërisë.
Shqiptarët e kanë pritur me protesta ndërsa dëgjohen thirrjet: Rama resign! Rama ik! Shqipëria nuk është në shitje.
Ndërkohë sot është dita e 165 e protestës, ndërsa organizimi i sotëm është paralajmëruar të jetë kombëtar, me qytetarë dhe studentë që pritet të vijnë në Tiranë nga e gjithë Shqipëria.
Tubimi do të nisë përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Më pas, ata do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, i cili synon të mbledhë së bashku studentë dhe qytetarë në një protestë të përbashkët kundër qeverisë.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
"RNB-BNB", as a call to end the transition!
Why has Rama lost power?
Atdheu pa semaforë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
