Reuters i bën jehonë protestës së studentëve kundër qeverisë! Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës

2026-11-08 09:07:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Reuters i bën jehonë protestës së studentëve

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar fotografi nga protesta studentore e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama.

Në fotot e publikuara dokumentohet ndërhyrja e policisë me autobotë me ujë ndaj protestuesve.

Studentët kanë dalë në rrugë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa lëvizja e tyre ka ngritur edhe shqetësime për korrupsionin, gjendjen e arsimit, kushtet në universitete dhe situatën në sistemin shëndetësor.

Protestat studentore vijojnë në Tiranë, ndërsa kërkesat e të rinjve janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

 

 

Po ndodh...