5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve
Bayern Munich triumfon 2-1 përballë Mainz në transfertë, një sukses i rëndësishëm që mban ekipin e Kompany në krye të tabelës në kuotën e 21 pikëve, po aq sa edhe B.Dortmund. Kimmich zhbllokoi sfidën me një super gol në minutën e 14-të, me mesfushorin që lëshoi një goditje të fortë në kufijtë e zonë duke dërguar topin në trekëndësh, i shërbyer nga Harry Kane. Mainz bezdisi jo pak Bayern, madje në minutën e 40-të gjetën golin e barazimit, por VAR i prishi festën duke anuluar gjithçka për pozicion jashtë loje.
Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as me fillimin e pjesës së dytë, ku sërish Harry Kane dhuroi një assist, këtë herë për Karl, me talentin gjerman që nuk fali duke dyfishuar shifrat.
Kjo ishte ndeshja e 5-të radhazi që Harry Kane nuk shënon, por me dy assiste brenda 90-minutash, “bomberi” anglez justifikon veten duke u ngjitur në kuotën e 8 assiteve, si asnjë tjetër në Gjermani. Mainz u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i erdhi vonë, në minutën e 93-të pa mundur t’i prish festën Bayern.
Një fitore të rëndësishme në javën e 9-të siguroi edhe B.Dortmund, që triumfoi 2-1 përballë Elversberg duke kapur Bayern në kuotën e 21 pikëve.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
