Ronaldo mund të ketë një ndeshje lamtumire me Portugalinë, në diskutim përfshihet edhe Real Madridi

E ardhmja e Cristiano Ronaldos me kombëtaren portugeze vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Pas lajmeve për përfundimin e aventurës së tij me fanellën e Portugalisë, në skenë ka dalë mundësia e organizimit të një ndeshjeje speciale për t’i dhënë lamtumirën një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.
Sipas raportimit të “The Athletic”, Federata Portugeze e Futbollit dhe vetë Ronaldo janë të hapur për mundësinë e organizimit të një ndeshjeje lamtumire, ku tifozët do të kenë rastin ta përshëndesin për herë të fundit ish-kapitenin e tyre.
Madje, në diskutim është edhe një organizim më i veçantë, që mund të përfshijë disa prej klubeve ku ka luajtur ylli portugez gjatë karrierës së tij. Në mesin e tyre përmendet edhe Real Madridi, skuadër me të cilën Ronaldo kaloi nëntë sezone dhe shkroi një pjesë të rëndësishme të historisë së futbollit.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një datë, kundërshtar apo format zyrtar për këtë ngjarje. Gjithçka mbetet në fazën e diskutimeve mes futbollistit dhe federatës.
Ronaldo i dha fund karrierës ndërkombëtare pas 234 paraqitjeve dhe 146 golave me Portugalinë, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në futbollin e vendit të tij.
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
The protest is bigger than the parties
Soros, Berisha and political hypocrisy
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


