Rreth 114.6 kilogramë kokainë të fshehura në kamion, arrestohet në Francë shoferi shqiptar, mohon akuzat

Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve franceze, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën dhe u sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë.
Sekuestrimi i drogës u krye në pikën e pagesës së autostradës në Arles, gjatë një kontrolli në orët e para të mëngjesit.
Sipas mediave franceze, operacioni u zhvillua gjatë natës mes 18 dhe 19 nëntorit. Pak pas mesnatës, oficerët e doganës ndaluan për kontroll një kamion me targa italiane, i cili transportonte mallra për një rrjet të madh tregtar.
Fillimisht, kontrolli ishte rutinë, por gjatë verifikimit të automjetit efektivët zbuluan një ngarkesë të fshehur droge. Kokaina ishte vendosur në mbajtësen e bobinave të kamionit, një pajisje që shërben për stabilizimin e ngarkesës gjatë transportit.
Në total, autoritetet sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë. Pas zbulimit, shoferi shqiptar u arrestua dhe iu dorëzua Zyrës Kundër Narkotikëve të Policisë Gjyqësore (Ofast) në Marsejë. Më pas, ai u vendos në paraburgim në pritje të daljes para gjykatës.
Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari ka mohuar të ketë pasur dijeni për drogën. Ai ka pretenduar se kokaina ishte vendosur në kamion pa dijeninë e tij dhe se nuk e dinte që po transportonte lëndë narkotike.
Sipas mediave franceze, shqiptari nuk ka precedentë penalë dhe nuk ka qenë më parë i njohur për drejtësinë franceze.
Ai pritet të përballet me akuza për posedim, transport dhe importim të lëndëve narkotike, si dhe për transportimin e mallrave të ndaluara në kundërshtim me legjislacionin doganor. Seanca gjyqësore është parashikuar të zhvillohet më 24 nëntor në Gjykatën e Tarasconit, në kuadër të një procedure të përshpejtuar.
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
The eunuchs of power have everything but the courage for dignity.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


