Vodhën mbi 22 mijë euro cash, 800 mijë lekë dhe sende me vlerë nga banesa e një shtetasi, pranga dy personave në Durrës

Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë vjedhur mbi 30 mijë euro cash dhe sende të tjera me vlerë nga banesa e një shtetasi në lagjen nr. 4 në Durrës.
Sipas policisë, një 51-vjeçar nga Durrësi dyshohet se ka kryer vjedhjen dhe më pas i ka dërguar sendet e grabitura në banesën e një 24-vjeçareje nga Lushnja, e cila kishte dijeni për ngjarjen dhe ka bashkëpunuar me të. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pjesë të sendeve të vjedhura, si dhe mjetet dhe veshjet e sendet e përdorura për kryerjen e vjedhjes.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Objektivi”.
Zbardhet vjedhja e shumave të mëdha të parave dhe e sendeve të tjera me vlerë në një banesë, në lagjen nr. 4, Durrës.
Kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të vjedhjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Durrës, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, bënë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale të autorëve të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit A. G., në lagjen nr. 4, Durrës.
Bazuar në provat e siguruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:
- R., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, dhe S. L., 24 vjeçe, banuese në Lushnjë.
Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi A. R. dyshohet si autor i vjedhjes së banesës së shtetasit A. G., nga ku dyshohet se janë vjedhur rreth 22 000 euro, 800 000 lekë, ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme, parfume, çanta të markave të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë.
Po nga hetimet rezulton se shtetasi A. R. i ka çuar sendet e vjedhura në banesën e shtetases S. L., në Lushnjë, e cila kishte dijeni për vjedhjen dhe ka bashkëpunuar me këtë shtetas për realizimin e saj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një pjesë e sendeve të vjedhura.
Ndërsa në banesën e shtetasit A. R. janë gjetur dhe sekuestruar mjetet me të cilat ka kryer vjedhjen, maska, çelësa dhe veshjet e përdorura gjatë kryerjes së saj.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për gjetjen e pjesës tjetër të sendeve dhe parave të vjedhura në banesën e shtetasit A. G., si dhe për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
The eunuchs of power have everything but the courage for dignity.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


