Mbi 6 mln lekë evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim artisten e shumënjohur shqiptare Xhensila Kallaku (Myrtezaj), e cila akuzaohet për fshehje të të ardhurave më shumë se një herë.
Hetimet e kryera nga prokurorët kanë nxjerrë në pah se ajo dyshohet të ketë shmangur detyrimet tatimore përmes deklarimit të paplotë të të ardhurave dhe transaksioneve financiare me burime që nuk janë justifikuar.
Më konkretisht, nga ekspertimi kontabël rezulton se për vitin 2023 janë shmangur 2.417.311 lekë detyrime tatimore. Ndërsa për vitin 2024 shuma arrin në 3.658.210 lekë.
Në total, evazioni fiskal i konstatuar për të dy vitet kap vlerën prej 6.075.521 lekësh të reja.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:
Fshehu të ardhurat më shumë se një herë duke shkaktuar mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasen Xh.K.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen Xh.K., akuzuar për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’ konsumuar më shumë se një herë parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimit penal nr.5824/ 2024, në analizë të të gjithë informacioneve, verifikimeve dhe veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se shtetasja Xh.K., është implikuar në kryerjen e veprës penale "Fshehja e të ardhurave", parashikuar nga neni 180 i K.Penal, pasi rezulton e përfshirë në transaksione me pasuri të paluajtshme me burime të pajustifikuara fondesh, depozitime të konsiderueshme "cash" të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara prej tyre, si dhe tërheqje të konsiderueshme "cash" për të cilat nuk ka informacion mbi mënyrën e përdorimit. Për të justifikuar derdhjet cash shtetasja Xh.K., ka dorëzuar një letër të thjeshtë ku deklaron se ka gjeneruar të ardhura nga koncertet brenda dhe jashtë vendit, por ato justifikohen vetëm pjesërisht.
Nga tërësia e akteve të administruara si dhe referuar aktit të ekspertimit kontabël, provohet se e pandehura Xh.K., për vitin 2023, ka shmangur nga detyrimi tatimor (evazion fiskal) e llogaritur nga eksperti shumën totale 2 417 311 Lek. Ndërsa për vitin 2024, ka shmangur nga detyrimi tatimor të llogaritur nga eksperti shumën totale 3 658 210 Lek.
Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u provua se nga e pandehura është realizuar shmangia nga detyrimi tatimor në dy vite të ndryshme kalendarike të veçanta, ku secili vit përmban fshehjen e qëllimshme të të ardhurave, e në këto rrethana veprat penale janë kryer të pavarura me njëra-tjetrën.
Based on the above, based on the administered and analyzed acts, it is proven that citizen Xh.K. has committed the criminal offense of "Concealing income" twice, as provided for by Article 180/1 of the Criminal Code, and the case in her charge is sent for trial.
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
The eunuchs of power have everything but the courage for dignity.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


