"I need to talk, she'll tell me tomorrow," Mateo talks to Shëndrit about Brikena: My nerves are getting destroyed

2026-03-30 10:20:01 / SHOWBIZ ALFA PRESS

"I need to talk, she'll tell me tomorrow," Mateo talks to

Mateo është përpjekur të zhvillojë një bisedë me Brikenën, por sipas tij, ajo gjatë gjithë kohës e ka shmangur, duke i thënë vazhdimisht “flasim nesër” ose “flasim më vonë”.

Me një qëndrim të ftohtë ndaj tij, Brikena nuk ka treguar gatishmëri për komunikim, ndërsa Mateo ka insistuar vazhdimisht për të sqaruar situatën mes tyre.

I lodhur nga kjo situatë, ai ka vendosur të ndajë shqetësimin e tij me Shëndritin, duke treguar mënyrën se si po ndihet pas refuzimeve të vazhdueshme.

Mateo: “Unë i them, dua të shprehem para se të iki, ajo më thotë mund të flasim nesër. Mos më kthe përgjigje fare, më lër të flas”.

Shëndriti: “Mua më duket që sa herë ka debat, e kthen marrëdhënien nga fillimi komplet”.

Mateo: “Kjo më bën të vras veten, këtu është problemi, i asaj që the ti”.

Shëndriti: “Tani prapë duhet të luftosh”.

Mateo: “Jo, s’kam nerva, po më shkatërrohen. Pastaj unë kam faj? Më thotë flasim nesër, kam nevojë të flasim. As s’e paramendoj çfarë do të më thotë, as s’e kuptoj. Më thotë dua të të them 2-3 gjëra, flasim nesër nëse ke respekt për mua. Unë varja, se të thashë dua të them diçka, varja”.

Shëndriti: “Mua më duket shumë më mirë në mëngjes”.

Mateo vijoi të tregojë se gjatë gjithë kohës Brikena e ka injoruar, pavarësisht përpjekjeve të tij për të komunikuar me të. 

 

Happening now...

ideas