SPAK zgjeron hetimet, Vlora Hyseni nën dyshime për përfshirje në grupin e strukturuar kriminal të Ergys Agasit
SPAK po thellon hetimet për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndërsa në fokus të verifikimeve është edhe dyshimi për përfshirjen e saj në grupin e strukturuar kriminal që dyshohet se drejtohej nga Ergys Agasi.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, në varësi të provave që do të sigurohen dhe verifikohen, Vlora Hyseni mund të përballet edhe me një akuzë të re, atë të anëtarësimit në grup të strukturuar kriminal.
Deri më tani, hetimet ndaj saj lidhen me dyshime për nxjerrjen e sekretit shtetëror, korrupsionin dhe pastrimin e parave. Megjithatë, SPAK po shqyrton nëse provat e administruara mund të mbështesin edhe dyshimin për përfshirjen e ish-kreut të SHISH-it në grupin kriminal të Ergys Agasit.
Nëse ky dyshim provohet dhe plotësohen kushtet ligjore, hetimet mund të çojnë në zgjerimin e akuzave ndaj Hysenit. Për momentin, bëhet fjalë për një pistë hetimore që mbetet në fazën e verifikimit nga Prokuroria e Posaçme.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
Why has Rama lost power?
Atdheu pa semaforë
History cannot repeat itself!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
