Dëmtimet i shkatërruan karrierën, ish-mesfushori i Kombëtares zyrtarizohet në klubin e njohur italian

2025-07-15 21:04:24 / SPORT ALFA PRESS

Dëmtimet i shkatërruan karrierën, ish-mesfushori i
Emanuele Ndoj ishte një nga futbollistë më premtues shqiptarë të cilët luajnë në futbollin italian. I rritur në radhët e skuadrës së Breshias dhe një titullar fiks i saj, Ndoj u bë pjesë e Kombëtares shqiptare në periudhën kur ajo drejtohej nga Kristian Panuçi.

Por dëmtimet e njëpasnjëshme dhe problemet fizike bënë që në kulmin e karrierës, pasi kishte treguar se sa vlen me Breshian edhe në Serinë A, Ndoj të ndalej vazhdimisht duke qëndruar për periudha të gjata jashtë fushave të lojës.

Si rrjedhojë, prej dy sezonesh në kërkim të formës së mirë, ai luan në Serinë C italiane, ku do të vazhdojë të jetë edhe në edicionin e ri, pasi ka firmosur me klubin e Askolit i cili po tenton të kthehet te lavdia e dikurshme duke përforcuar radhët e tij me futbollistë me eksperiencë. Klubi bëri të ditur se ka firmosur me Ndojn për një edicion, me të drejtën e rinovimit të kontratës mes palëve.

 

Happening now...