Drama for the youngest player of the Albanian National Team, the club falls from the category with the best attack of the championship

2026-05-25 15:38:34 / SPORT ALFA PRESS

Drama for the youngest player of the Albanian National Team, the club falls from

Një nga emrat më të rinj që janë pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit, ka qenë mbrojtësi Bujar Pllana. Futbollisti vendosi të përfaqësonte kuqezinjtë me besimin se do të bënte kështu edhe hapin e madh në karrierë.

Por sezoni nuk është mbyllur mirë për Pllanën dhe klubin e tij, Leçia Gdansk në Poloni. Skuadra e mbrojtësit sapo ka rënë zyrtarisht nga kategoria pasi e mbylli sezonin në vendin e 16-të, me një statistikë që duket shumë e pabesueshme.

Skuadra e mbrojtësit ka në fakt sulmin më të mirë të këtij sezoni në Poloni, me 62 gola të shënuar, po aq edhe sa Leç Poznan i cili u shpall kampion. Por ajo që ka zhytur skuadrën e Pllanës është pikërisht prapavija, e cila ka qenë me dobëta e këtij kampionati duke pësuar 65 gola, po aq sa Nieciecza e vendit të fundit. Kësisoj Pllana duhet të bëhet gati për një sezon në kategorinë e dytë polake, nëse nuk siguron një transferim gjatë kësaj vere për të qëndruar përsëri në elitë.

Happening now...

ideas