"I'm on a national road, I have my rights"/ 7-year-old boy killed on his way to school, producer Bozo's statement revealed

2026-05-25 12:59:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

"I'm on a national road, I have my rights"/ 7-year-old boy killed

Detaje nga ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku producenti i njohur Petri Bozo, ka përplasur për vdekje një vogëlush vetëm 7-vjeçar.

Një nga dëshmitarët e ngjarje ka deklaruar, se autori pretendonte se ka qenë duke lëvizur me vetëm 10 kilometra në orë.

Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha; jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h””, sqaroi banori i zonës, ndërsa shton se rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje dhe se edhe më parë kanë ndodhur aksidente.

Pamje të trishta nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, vendi i mbuluar me gjak:

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Happening now...

ideas