Ernest Muçi becomes the protagonist and without scoring, 'Sofascore' includes him in the lineup of the week

2026-03-02 14:52:48 / SPORT ALFA PRESS

Ernest Muçi becomes the protagonist and without scoring,

Ernest Muçi është shndërruar në një pikë referimi për skuadrën e Trabzonsporit ku ai është dhënë nga Besiktas në formë huazimi.

Futbollisti kuqezi edhe pse nuk shënoi në ndeshjen e radhës së skuadrës së tij ndaj Karagumruk e fituar me rezultatin 3-1 ishte gjatë gjithë kohës aktiv në fushën e lojës dhe kjo bëri që portali i specializuar i statistikave Sofascore ra përfshijë atë në formacionin e javës në kampionatin turk duke i dhënë edhe një notë mjaft të mirë, 7.6

Në sfidën ndaj Karagumruk, Muçi me pasimin e tij në minutën e 20 te Tufan i dha mundësinë këtij të fundit të japë asist te Onuachu që shënoi për Trabzonsporin. Po kështu futbollisti kuqezi pati meritën edhe te dy golat e tjerë me krosimet e tij nga goditjet e këndit pikërisht në minutën e 47 dhe të 50 në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ernest Muçi në këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 24 ndeshje, ndërkohë që Trabzonspor është në vendin e tretë me 51 pikë pas Galatasaray dhe Fenerbahçe që kanë respektivisht 58 dhe 54 pikë.



Happening now...

ideas