Great joy at Paulo Dybala's house, the footballer became the father of a girl

2026-03-02 14:24:55 / SPORT ALFA PRESS

Great joy at Paulo Dybala's house, the footballer became the father of a

Paulo Dybala përjetoi momente emocionuese në mbrëmjen e së dielës me futbollistin argjentinas që pati gëzimin më të madh të jetës së tij; erdhi në jetë vajza e tij.

Edhe pse ishte parashikuar që bashkëshortja e futbollistit të Romës, Oriana të lindte në 11 mars, vogëlushja vendosi të surprizojë prindërit e saj duke ardhur në jetë pak ditë përpara kohe në Spitalin Gemelli të Romës, pikërisht në datën 2 mars në orën 08:57.

Në fillim Oriana Sabatini, bashkëshortja e Paulo Dybalës kishte vendosur të lindte vogëlushen në Argjentinë për të pasur familjen pranë, por në fund çifri vendosi të qëndrojë në Itali edhe për shkak të impenjimeve të La Joya me fanelën verdhe kuqe.

Dhe në fakt, Orianës i plasën ujërat pikërisht në përfundim të ndeshjes mes Romës dhe Juventusit, me Dybalën që shkoi menjëherë në spital për të qenë i pranishëm në ardhjen në jetë të vajzës së tij.



Happening now...

ideas