Milionerët e Shqipërisë, Uzuni dhe Mihaj fitojnë rroga marramendëse në MLS/ Shifrat

Myrto Uzuni dhe Enea Mihaj me kuptimin e plotë të fjalës “kanë gjetur Amerikën”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë zbarkuar në MLS që vitin e kaluar dhe përveçse po luajnë në një kampionat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet e shikueshmëri, edhe po shpërblehen me shifra të majme atje. Këtë e konfirmojnë pagesat që kanë përfituar të dy lojtarët sipas të dhënave zyrtare që janë publikuar në SHBA.
Më i paguari padyshim mbetet Myrto Uzuni. Sulmuesi i Austin, ka në vitin 2026 një rrogë bazë prej 1,6 milionë dollarësh, ndërsa ka minimalisht të garantuara deri në fund të sezonit 2,3 milionë dollarë nga klubi i tij, me shifrën që mund të rritet me bonuse e arritje të tjera. Kjo është një rritje në krahasim me shifrat e një viti më parë, ku rroga e tij bazë ishte pak mbi 1,5 milionë doillarë dhe të garantuar kishte 2,22 milion dollarë.
Edhe Enea Mihaj paguhet me shifra të konsiderueshme tek Atlanata Junajtid. Për vitin 2026, paga e tij bazë është 1,21 milionë dollarë me 1,55 milionë dollarë të garantuara në fund të sezonit. Edhe ai ka pësuar rritje në krahasim me një vit më parë, ku rroga bazë ishte 1,03 milionë dollarë dhe fitimi i garantuar ishte 1,37 milionë dollarë.
Përveç tyre, në MLS këtë vit aktivizohet edhe i riu i talentuar Adri Mehmeti, i cili është bërë pjesë e ekipit të parë të Nju Jork Red Bulls. Edhe për mesfushorin e ri është publikuar paga që merr. Për të, rroga bazë e vitit është pak më shumë se 113 mijë dollarë, me rreth 159 mijë dollarë të garantuara deri në fund të sezonit. Por për djaloshin 17-vjeçar, është e sigurt se kjo shifër do të rritet ndjeshëm në vitet e në vijim, nëse vazhdon të paraqitet ashtu siç ka bërë në këto javë të para të sezonit në MLS./ PanoramaSport
Happening now...
ideas
Does Albania have a foreign policy?
Republic of Thieves!
Albania, this ship stuck in the business of theft!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128