Muçi dhe Rashica në grupet e Europa League, mësojnë kundërshtarët

Beshiktashi kualfikohet në grupet e Europa League pas goleadës 5-1 në duelin e kthimit ndaj Luganos. Protagonistë në këtë sfidë ishin dhe dyshja e shqiptarëve Milot Rashica dhe Ernest Muçi.
Futbollisti kosovar dhuroi asistin e golit të tretë për futbollistin Rafa Silva, që me lehtësi e dërgoi në rrjetë., siç raporton A2. Ndërkohë, Ernest Muçi u aktivizua në fushë në minutën e 66. Mundësinë më të mirë e kishte në fund, kur një gjuajtje e fortë e lojtarit u ndal nga portieri kundërshtar, me topin që u kthye në këmbët e Uçan, ndërsa ky i fundit vulosi rezultatin me shifrat 5-1.
Në shortin e hedhur të premten, ekipi turk i Muçit dhe Rashicës do të luajë kundër Frankfurt, Ajax, Maccabi Tel Aviv, Lyon, Malmo, Bodo/Glimt, Athletic Bilbao dhe Twente.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

