Protesta te Kryeministria/ Aktivisti Edison Lika godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

2026-10-07 22:23:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta te Kryeministria/ Aktivisti Edison Lika godet me vezë makinën

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë momenteve të protestës qytetare para Kryeministrisë.

Protestuesit u vendosën pas marshimit sërish te Kryeministria pas dyshimeve se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda godinës.

Në një moment, automjeti ku ndodhej Rama ka dalë nga godina, ndërsa aktivisti Lika e ka goditur atë me vezë.

Kjo ka nxitur reagimin e menjëhershëm të efektivëve të policisë që e kanë ndjekur dhe më pas arrestuar.

 

Po ndodh...