Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Suli, Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me burg përjetë autorin
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në mars të vitit 2025 vrau me thikë ish-të dashurën e tij, studenten 24-vjeçare shqiptare Ilaria Sulën, dhe më pas trupin e saj, të mbyllur në një thes e hodhi nga një greminë.
I pandehuri, i cili e ka pranuar autorësinë e krimit, akuzohet për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë paramendimin, si dhe për fshehjen e kufomës.
Sipas rezultateve paraprake të autopsisë, të zbuluara nga autoritetet italiane, Ilaria fillimisht është goditur me forcë në kokë ose në pjesën e sipërme të trupit, në një mënyrë që ka shkaktuar humbjen e vetëdijes. Mjekët ligjorë deklaruan se ajo mund të jetë qëlluar dhe hedhur në tokë nga agresori përpara se ai të vazhdonte me aktin fatal – therjen me thikë, që i mori jetën.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Afrikane” të Romës, një zonë e banuar nga studentë dhe të rinj emigrantë. Në ditën fatale, Mark Samson e kishte ndjekur Ilarian deri te banesa e saj.
Sipas hetimeve, ai ishte futur me forcë në ambientet ku ajo qëndronte. Pas një përleshjeje të shkurtër, në të cilën Ilaria kishte tentuar të mbrohej, ajo u godit brutalisht, çka e bëri të pafuqishme për t’u mbrojtur më tej. Pas kësaj, autori e ka qëlluar disa herë me thikë, në mënyrë fatale. Policia arrestoi Samsonin menjëherë pas krimit.
Po ndodh...
ide
Opposing power doesn't mean you know how to win it!
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
