Fazani, një gjoje me mish fantastik
Mishi i fazanit hyn tek gjojet e egra, ndaj dhe në kuzhinë konsiderohet një delikatesë. Por ashtu si shumë shpendë apo edhe gjoje të tjera fazani rritet sot në ferma të caktuara, duke e bërë dallimin mes mishit të të dy llojeve shumë të ndryshëm. Receta e sotme ka si bazë mishin e fazanit të butë.Mishi i fazanit të egër ka përqindje shumë të ulët yndyrnash. Kështu që edhe kaloritë janë të ulta.
Fazan furre
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 2 orë
Vështirësia e mesme
Për 4 persona
Përbërësit
1kg fazan i butë, 40 gr gjalpë, 20 gr proshutë krudo, 1 degëz sherebelë, 1 degëz rozmarinë, kripë & piper sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Pastroni mirë mishin e fazanit. Përcëllojeni me ujë të valë nëse i ka mbetur ndonjë pupël.
2. Mbusheni me proshutë të prerë në copa, rozmarinë, sherebelë, kripë & piper dhe 10 gr gjalpë.
3. Këmbët e fazanit lidhini me spango kuzhine.
4. Shkrini gjalpin e mbetur në një tenxhere, vendosni brenda fazanin, hidhini përsëri pak kripë & piper.
5. Vendosini kapakun tenxheres dhe lëreni mishin të gatuhet për rreth dy orë në temperaturë të ulët, duke e kthyer vazhdimisht.
6. Në përfundim, hiqini spangon dhe copëtojeni në disa pjesë.
7. Lëngun e gatimit kalojen në sitë dhe hidheni mbi copat e mishit.
8. Shërbejeni të ngrohtë.
Rekomandim
Si të gjitha shpendët garnitura ideale janë patatet ose oriri/makaronat./Alfapress
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
