A je budall a bon vetë o Gaz?!

28 Shtator 2023, 19:58 / IDE NGA BATO KOSOVA

A je budall a bon vetë o Gaz?!

Gazment Bardhi që ditën që vendosi t'i bashkohet Sali Berishës, nuk e njeh as Lulzim Bashën si kryetar të PD, as strukturat e kësaj partie, njësoj si grupimi i Rithemelimit.

Njësoj si Sali Berisha dhe ai thotë, se Basha nuk është kryetar i PD-së.

Mirë Berisha se i duket vetja pronarë po Gazin çfarë e gjeti?!

Ai e mban veten dhe për jurist. 

Provën e fundit në bazë të ligjeve mbi të cilat funksionojnë institucionet dhe shteti shqiptarë se kryetar i PD-së është Lulzim Basha, e dërgoj dhe KQZ në zgjedhjet e Kukësit.

I njëjti ligj vlen për të gjithë, përveçse për Gazin e Berishës.

Me sindromin e Berishës, Gazi ka harruar që edhe Berisha njesoj e njihte Luçiano Boçin si kryetar grupi, derisa Gazi gjeti rrugën e florinjtë për te Berisha.

Dhe është e njejta gjë, aq vlerë sa kishte Boçi si kryetar grupi i PD-së aq vlerë kanë traktet e Gazit, se nuk është Basha kryetar i PD-së.

Gazi që është shakaja më e madhe e politikës shqiptare, ka nisur të bëjë dhe gaztorin.

I duket vetja si udhëheqës, ndërsa është thjeshtë dhe vetëm shakaja e rradhës e Berishës.

Ndoshta Bardhit i duhet një gënjeshtër e tillë që t'i mbajë me të njejtat gënjeshtra ndjekësit e tij të cilëve u thoshte se ka biseduar me SHBA dhe BE dhe ata janë dakort që të bashkohet me Berishën!

Ose që nesër të thotë: I hoqi Rama se Basha nuk është kryetar!

Deklarata e SHBA- së :

Nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, ishte një mesazh i drejtpërdrejt për të gjithë. 

Komedia Gazi në kostum lideri është ende në aktin e parë të saj dhe aktorët e tjerë të dukshëm dhe të padukshëm, thjesht e bëjnë edhe më qesharake shfaqjen. Deri sa Berisha të gjejë lodrën dhe shiringën tjetër nëse i ka mbetur ende kohë politike dhe penale!/Alfapress.al