Analisti Erl Kodra shpërthen kundër emisionit 'Me zemër të hapur': Ndaleni urgjent!

Sot në emisionin “Me zemër të hapur’ në News24 foli për herë ë parë 20 vjeçarja nga Librazhdi, e cila prej ditës është kryefjala e rrjeteve sociale, pasi u kap ‘mat’ me të dashurin në dhomën e gjumit nga vjehrritë.
20 vjeçarja deklaroi në emision se ajo kishte tre vite e martuar, por bashkëshorti i saj jetonte në Gjermani dhe vinte shume rrallë për ta takuar gjithashtu dhe kalvaret e mundimeve që ajo kishte kaluar në familjen e bashkëshortit të saj.
Në emision ishin të ftuar një psikologe, një avokat si dhe vjehrra e 20 vjeçares.
Nisur nga ky gjyq publik që iu bë 20 vjeçares nga ky emision, analisti Erl Kodra në një status në Facebook shkruan se ky program kanbalesk siç e quan ai emisionin ‘Me zemër të hapur’ duhet të mbyllet.
‘’Nuk e di, por ky program i llahtarisur duhet ndalur, duhet bërë diçka. Sepse në vend që të ngrejë probleme të vërteta sociale, po i thellon ato, nga padija, nga epshi për audiencë dhe klikime.’' shkruan ndër të tjera analisti në statusin e tij.
Statusi i plotë i Erl Kodrës:
Nuk kam dashur të shkruaj asnjë rrjesht për rastin e dhunës ndaj një vajze 20 vjeçare, "nuses së shtëpisë", e martuara - fëmijë që në moshën 17 vjeçare, por nuk munda të duroj kur sot rastësisht dëgjova programin kanibalesk "Me zemër të hapur".
Një "gazetare", një "avokat", një psikologe dhe vjehrra dhunuese që përgojonin, duke i bërë gjyq publik viktimës - një vajze vetëm 20 vjeçe!
- Ajo ka tradhëtuar bashkëshortin - thotë drejtuesja e programit - ajo ka kryer faj shumë të rëndë, të dënueshëm, por ajo nuk duhej të dhunohej.
Edhe "avokati" thoshte të njëjtën gjë - se nuk e duronte tradhëtinë, se ajo është fajtore. O tmerr, ku je? Po pra, ajo paska bërë faj, dhe për fajin që bëri, e mori dënimin, e dhunuan, e filmuan, e rrahën, e përgojuan, i thanë kurvë, e përdalë, dhe tani e nxjerrin edhe në televizion drejtëpërsëdrejti, në Gjyqin e Moralit. Për t'ia çuar thikën deri në zemër, që ta marrin dënimin tamam. Që të mbetet edhe në youtube, edhe në web, përjetësisht.
Unë jam baba vajzash, dhe më dhemb shpirti kur dëgjoj histori të tilla. Por nuk martohet vajza vetëm 17 vjeçe, madje ajo nuk martohet fare, por duhet ta zgjedhë vet shokun e jetës. Sepse edhe ajo është njeri, ka mish e gjak, ka ndenja, ëndrra dhe pasione. Ajo nuk është qen, mace apo gomaricë, që të plotësojë tekat e burrit emigrant, as të vjehrrit ose të vjehrrës. Ajo është njeri, është vajzë, është gjëja më e bukur në planet, o përbindsha, o kafshë.
Nëse ajo kishte krijuar një lidhje, është gjëja më normale në botë, sidomos në kushtet ku ajo gjendej - jo për fajin e saj, jo me dëshirën e saj, por për të plotësuar dëshirat e të tjerëve. Ajo nuk është send, orendi, as makineri që vetëm duhet të lindë fëmijë, ose të kthehet në objekt seksual që të shkartiset "burri" kur të kthehet nga Gjermania. Ajo është qenie njerëzore, o kërma.
I lumtë asaj vajze që ka krijuar një lidhje. Ajo sot është si motra ime, është si vajza ime.
Nuk e di, por ky program i llahtarisur duhet ndalur, duhet bërë diçka. Sepse në vend që të ngrejë probleme të vërteta sociale, po i thellon ato, nga padija, nga epshi për audiencë dhe klikime.
Një shoqëri që nuk u vë fre perversiteteve të tilla është e destinuuar të prodhojë tragjedi.
Deri kur?!!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
