
Debatikasit e pluralizmit!

Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan, thotë një fjalë e popullit. Ndërkohë që shqiptarëve u shtrëngohet litari në fyt për 1000 halle, foltoristët shmangin vëmendjen nga problemet që ua shkakton Edi dhe qeveria. Sali Berisha nuk po dëmton vetëm PD për hallet e veta dhe të familjes së tij non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë por gjithë vendin.
Mediat nuk flasin për çmimet e shtrenjta, për spitalet pa ilaçe, për shkollat me nxënës të munguar se janë larguar kurbetit bashkë me prindër, se gjëma e braktisjes së vendit është për vello të zezë. Ato janë fokusuar te hallet e Berishës, si e ka favorizuar dhëndrin e bashkëpunëtorët e afërt duke i dhënë mundësi për gjyqe publike e politike.
Dalin mediave për justifikim apo manipulim të përfshirët në dosje korruptive dhe të shpallurit “non-grata”. Sot, "modernistët popullor" që qajnë hallin e popullit janë të veshur me firma nga më të shtrenjtat, që shumë njerëz as i kanë dëgjuar që ekzistojnë. Këta veshfirmatot u zvarritën mureve, kangjellave si "debatikas të vërtetë".
Janë anëtarë të organizatës anti amerikane, përfaqësojnë veten nën imazhin e "Deputetëve të Bashkuar Anëtarë të Ideve Komuniste", që shkojnë pas halleve të tyre dhe të shefit legjendar, i cili premton se "po nuk ia falën ç'ka bërë Shqipëria nuk do të gjej paqe dhe PD aq më pak". Vazhdojnë të sillen si horra, koha shkon, vitet e ngjarjet nëpër botë pasojnë njëra tjetrën, ai që mbetet aty, stoik i rrëmujave e zhurmave është Sali Berisha me disa pasvanë që u intereson diktati e tij.
Ata janë të zhytur në të njëjtën "llucë korrupsioni e përfitimesh", kush deri në gjunjë, një tjetër në mes, e disa zhytur gjer në grykë. Mbajnë njëri tjetrin mbi supe, apo në të ndenjura që të zvarriten, mos u ndahet hallka, se po u këput zinxhiri do vjellin ç'kanë gëlltitur tërë këto vite "për të mirën e popullit".
Gërryen e zhgërryen me skenar agjitprop. Rama "fërkon duart" nga ana tjetër, sa herë ka një hall apo skandal vrapon Berisha në media dhe në skandalet e tij për t'ia zbehur dritën e prozhektorit korruptiv qeverisë së rilindur tre herë për meritë të legjendës. Mjerë vendi dhe Ne në dorë të cilëve jemi dhe kemi qenë, trekëndësh, brinjët e kulmet e të cilit nuk janë prekur kurrë. Tashmë mbajnë njëri tjetrin sa më fort, se nëse rrëshket njëri bien dhe dy të tjerët. Zhbërja ka filluar. Zoti bekoftë Amerikën, Zoti bekoftë Shqipërinë!

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128