
Edi Rama dhe Sali Berisha, si një bishë me dy koka përballë Drejtësisë!

Maskat kanë rënë: Edi Rama dhe Sali Berisha dy pjesë integrela të politikës së korruptuar, janë lëshuar në luftë frontale ndaj SPAK dhe GjKKO.
Partitë e tyre janë kthyer në një trup monolit me mercenarë politik e mediatik në luftë me Altin Dumanin, Olsi Dadon, Irena Gjokën, e këdo zyrtar të Drejtësisë.
Dy parti, një bishë politike e vetme!
Por me dy koka të së njëjtës bishë politike, Rama dhe Berisha!
Ata drejtojnë dy parti të korruptuara në rrënjë deri në “petalet” më të reja të fidanishtes së tyre, të mbushura me individë të inkriminuar në hajdutëri, të cilët luftojnë sistemin e drejtësisë për mbijetesë.
Rama, flet për “ridimensionimin” e SPAK, duke kërcënuar se pas 11 majit do ta vendosë në “shinat europiane”. Nga ana tjetër, Berisha, i dëshpëruar dhe agresiv, flet hapur për shkrirjen e SPAK-ut.
Të dy po ndjekin skenarin rumun, ku partitë politike bashkëpunuan për të shkatërruar drejtësinë. Protesta kundër SPAK nga Rama, protesta kundër SPAK nga Berisha …një lojë qesharake ku secili akuzon tjetrin për kapjen e drejtësisë, kur në realitet të dy janë të tmerruar prej saj.
Rama ose duhet ti qëndrojë argumentit se Reforma në Drejtësi është produkt i tij dhe s'ka influencë Berisha te kjo krijesë e tij, ose nuk mund të thotë që krijesën e tij e komandon përmes presionit turori Berisha. Ose më mirë ta thotë, sepse ai ka të drejtën të tallet si të dojë me skllevërit e tij.
Situata është e vështirë për prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK dhe GJKKO, të cilët ndodhen nën presion të jashtëzakonshëm. Megjithatë, në këtë moment historik, ka ende figura politike që përpiqen të qëndrojnë jashtë ndikimit të këtij binomi kriminal.
Është fakt se pas Altin Dumanit, figura më e sulmuar nga Berisha është Lulzim Basha. Sulmet ndaj Edi Ramës janë thjesht retorikë politike, që shërbejnë si oksigjen për teatrin e politikës.
Nuk ka dalje televizive në të cilat, Sali Berisha, nuk lëshon helmin e tij të mashtrimeve dhe urrejtjes ndaj Lulzim Bashes. Për këdo bën ftesë për bashkëpunim, përveçse ndaj armikut Lulzim Basha!
Ashtu si nga ana tjetër Lulzim Basha është i vetmi drejtues subjekti politik në opozitë që sulmon çdo ditë Edi Ramën, bashkarisht me Sali Berishën. Nuk i ndan kurrë njërin nga tjetri. Ndërkohë që nuk ka asnjë lider partie tjetër opozitare, përveçse Enkelejd Alibeajt, (në mënyrë më të përmbajtur), që të sulmojë Berishën.
Pse vallë? Çfarë ka Lulzim Basha që bezdis dhe tremb Sali Berishën?!
Në fakt, Basha është i vetmi politikan që po mundohet të dëmtoj Ramën dhe Berishën, në një front ku ata nuk kanë forcë:
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Lulzim Basha po lufton kundër Sali Berishës e Edi Ramës, atje ku ata nuk kanë fuqi të luftojnë, në ShBA, atje ku ata ulin kokën dhe gjuha e tyre nga helmuese transformohet në servile dhe lëpirëse.
Në takime me zyrtarët më të lartë të administratës Trump si French Hill, McHaul, Grenell, Rubio, etj, Lulzim Basha po lufton për të vërtetën e Shqiptarëve, të cilës ai me 9 shtator 2021 ju përul, duke i dhënë edhe fatin e tij politik!
Jo Xhorxh Soros, por skandalet e korrupsionit të familjes Berisha e kanë çuar Berishen të pandehur si hajdut në bankën e drejtësisë.
Grykësia e familjes Berisha për pasuri, ka bërë tragjedi në këtë vend!
Ndërkohë që Sali Berisha çon në SHBA, me milionat e tij të panumërta edhe seksere si Fatmir Mediu i Gërdecit, apo djalin e një gjyqtari të korruptuar të përjashtuar nga vetingu si pronar minierash kromi, me informacione të gënjeshtërta sipas të cilave ka qenë Soros ai që ka fabrikuar gjyqe kundër tij, Lulzim Basha përdor rrjetin e tij politik për të zbardhur të kundërtën. Nuk ka qenë Sorosi, por Shkëlzeni me Argitën ata që e kanë çuar Saliun në SPAK.
Nuk është SPAK i Soros por SPAK i të drejtësisë. Nuk janë monstrat e fëmijëve tanë, por zyrtarët me integritet që po bëjnë drejtësi për fëmijët e tyre, për fëmijët tanë!
Kjo shpjegon faktin përse Sali Berisha e sulmon çdo ditë me perversitetin e një plaku të pabesë dhe skile që tenton të mbulojë hajdutërinë e tij, Lulzim Bashën!
Sepse Basha në emër të mijëra demokratëve idealistë, po lufton që të shkatërrojë çdo dosje mashtrimesh që Berisha nis në Washington.
Në këtë kontekst, pyetja kryesore është:
A do të ketë një bllok të vërtetë politik që mbron drejtësinë dhe sfidon oligarkët?
Agron Shehaj, Lapaj, Shabani dhe të tjerë do të protestojnë për mbrojtjen e SPAK. Pa diskutim që duhen përshëndetur me respekt.
Por a do të kenë guximin ta mbrojnë atë edhe nga Berisha? A do të sulmojnë ata publikisht Sali Berishën dhe partinë e tij, për sulmet ndaj SPAK, njësoj siç po artikulon Lulzim Basha?!
Nëse po, atëherë skenarit romun, Rama-Berisha, si do i përgjegjen?!
Shehaj, Lapaj, Shabani, e kushdo tjetër, a do i bëjnë ballë si një digë e vetme kësaj dallge anti drejtësi dhe anti shqiptare?
Apo secili, do krijojë një kala prej rëre, ku dallga Rama-Berisha do i shkatërrojë, pa ju lënë asnjë gjurmë, post 11 Majit?
Alternativa e vetme reale është një bllok politik që përqendrohet në tre objektiva kryesore:
1. Mbrojtja e SPAK dhe GJKKO nga sulmet politike.
2. Lufta kundër oligarkëve dhe korrupsionit të lartë shtetëror.
3. Një qeveri me kualicion të gjerë opozitarë anti-korrupsion, për çmontimin e sistemit të tranzicionit Rama-Berisha.
Nëse opozita e re nuk bashkohet rreth këtyre parimeve, do të copëzohet dhe do të neutralizohet nga dyshja Rama-Berisha. Patronazhistët e njërës apo tjetrës palë do t’i blejnë, do t’i shantazhojnë dhe do t’i vjedhin në zgjedhjet e 11 Majit. Përgjegjësia është e madhe, por të mos harrojmë; historia na ka treguar se si gjatë luftës së dytë botërore Aleatët bashkëpunuan edhe me komunistët e madje edhe me Cosa Nostrën në Siçili, kur nisën çlirimin e Europës nga Nazistët në Termoli!
Kërkohet përgjëgjshmëri dhe largpamësi, sa nuk është vonë!

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128