
Elona Guri dhe politologjia si shkencë, një shaka apo tallje me votuesit?

Me vëmendjen e një studenti që po studioj shkenca politike dhe që po punoj një temë mbi angazhimet intelektuale në politikën shqiptare, qëmtoj vëmendshëm zhvillimet politike në vend, partitë politike dhe trendet e zhvillimeve në to, programet, filozofitë apo doktrinat mbi të cilat ato mbështeten.
Meqenëse jemi në fushatë zgjedhore, po pres ofertat e tyre dhe mënyrën se si ata do t’i përcjellin mesazhet për votuesit, por edhe ekipet konkuruese, sepse fundja çfarë vlere do të kenë mesazhet eventuale pa miksimin me ekipe përfaqësuese profesionistësh, ekspertësh, intelektualësh etj.
U njoha keto ditë me listën e kandidatëve të Partisë së Lirisë për në këshillin bashkiak të Tiranës e nuk kishte se si të mos më tërhiqte emri i Elona Gurit, përkundruan të cilës është shënuar profesioni POLITOLOGE.
Nuk e di nëse kjo zonjë apo zonjushë e Partisë së Lirisë e di se çfarë kuptimi ka fjala politolog dhe se çfarë përfaqëson profesioni i politologut apo politologes, por, meqë ky fakt nuk është i rëndësishëm, u përpoqa të gjej ndonjë punim teorik apo shkencor të kësaj kandidateje që ka të bëje me studime në lëmin e politologjisë.
Mirëpo nuk gjeta asnjë fjalë të vetme e jo më kontribute mirfilli në lëminë e studimeve politike.
Që lexuesi të më kuptojë, përkatësisht që të më kuptojnë edhe hartuesit e listës së Partisë së Lirisë, po shpjegoj se politolog quhet personi që studion politikën.
Ndërsa shkenca mbi politikën, e cila ka për detyrë harmonizimin e proceseve të ndryshme shoqërore dhe politike të njeriut dhe realitetit shoqëror-politik në kohën e caktuar, quhet politologji.
Ndërsa që politologia Guri ta kuptojë se çfarë përfaqëson profesioni që ajo ka shkruar apo ia kanë shkruar përmbri emrit të saj, po i shpjegoj se politika qëmton e kundron jetën e përbashkët të njerëzve, strukturën esenciale të shoqërisë.
Ata që praktikojnë shkencën politike quhen shkencëtarët e politikës dhe ata analizojnë, sipas parametrave dhe mjeteve specifike, fenomenet politike për t'i shpjeguar ato dhe për të formuluar parashikime.
Fjala shkencë politike u përdor për herë të parë në 1948 nga shkencëtari politik gjerman Eugen Fischer-Baling (1881 - 1964) dhe ka qenë e diskutueshme për shkak të interesit të vogël midis studiuesve të politikës për të dhënë një emër të përshtatshëm dhe universal.
Megjithëse termi shkencë politike përdoret më gjerësisht se shkenca politike, fjala shkencëtar politik për të përshkruar studiues të politikës ka qenë shumë më e popullarizuar.
Edhe në shpjegimet në google do të gjeni se ekzistojnë katër nivele teorizimi në shkencat politike: niveli teorik, niveli përshkrues, niveli shpjegues dhe niveli parashikues.
Pra, cili është thelbi i punës së një politologu? Studimi i dukurive të ndryshme politike; Studimi i marrëdhënieve të politikës dhe proceseve politike me proceset ekonomike, publike, sociale; Përcaktimi i shkallës së rëndësisë së ngjarjeve politike për shoqërinë; Analiza e veprimtarive të organizatave politike (shteti, partitë, etj.); Studimi i mekanizmave të sjelljes politike; Analiza e proceseve të ndryshme politike; Parashikimet politike. Përveç kësaj, ka një numër të konsiderueshëm specializimesh në profesionin e një shkencëtari politik: ekspert politik; kolumnist politik; konsulent politik; filozof politik; teoricien politik; strateg politik; shkrimtar fjalimi; krijuesi i imazhit. Secila prej këtyre aktiviteteve përfshin një fokus dhe lloj pune të caktuar, për të cilën, megjithatë, është e nevojshme të ketë cilësi të caktuara profesionale dhe personale.
Pas këtij shpjegimi të divulguar të marrë në google pyetja që lind është: në cilin profil apo specializim i ka komtributet kjo Elona Guri që na prezantohet si politologe; si shkencëtare e politikës, si eksperte politike; si kolumniste politike; si konsulente politike; si filozofe politike; si teoriciene politike; si stratege politike; si shkrimtare fjalimesh apo si krijuese e imazhit?
Dhe në fund, meqë Elona Guri na shfaqet si politologe a mund të thotë ndokush se çfarë i bie të jetë Profesor Servet Pëllumbi apo akademiku Artan Fuga e Profesor Fatos Tarifa?!…/ Nga Enon Kola, student i shkencave politike.
ide


Edhe populizmin e fusim në krizë!

Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128