
Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Nga Armir Shkurti
Kjo është fabula e fushatës së Ramës. As projekte, as investime, as përkujdesje sociale. As gjë prej gjëje!
"Moçali është e keqja. Europa është Parajsa. Unë jam heroi i vetëm që ju nxjerr nga moçali i rrezikshëm e i helmatisur e ju çoj në Parajsë"!
Ja! Kaq e thjeshtë për tu kuptuar! S'ka asgjë të re në fakt, asnjë krijim. Është në manualin e diktaturave: krijo një armik, që të jetë kërcënim për turmën, krijo një aleat, që të jetë shpresë për turmën, krijo parajsën, që të jetë ëndërr për turmën dhe në fund shpëtimtarin, që do çlirojë turmën nga e keqja dhe do ta çojë në botën e çudirave. Këtë paradigmë e ka sintetizuar në mënyrë të përsosur George Orwell në kryeveprën e tij "1984".
Enver Hoxha premtoi të hanim me lugë floriri. Enver Hoxha sajoi lloj lloj armiku të jashtëm e të brendshën, duke skalitur gjithmonë veten si shpëtimtari absolut, pa të cilin , jo në komunizmin e magjishëm s'arrinim dot, por ferri i armikut të brendshëm e të jashtëm do të sillte apokalipsin për popullin tonë të drobitur. Madje ky koalicion armiqsh qenkësh edhe autori i mjerimit (ashtu siç sot këtë rol negativ lideri ia mvesh moçalit bashkë me kafshët që gjallojnë në të)
Pra supermeni, mesia, Herkuli ynë s'do bëjë tjetër këtë mandat, veç transportit mistik nga moçali në Europë? Me "konjukturën globale" që i bie të jenë vetëm miqtë mistetiozë të tij. Kështu ka thënë: vetëm po votuam PS - në në 2027 -ën mbaron kjo punë. Se, po votuat -larg qoftë - moçalin ? Noc Rrokun do merrni"!
Në këto kushte unë ftoj çdo votues të Edi Ramës ti kërkojë një kontratë ligjore këtij njeriu. Një akt juridik me pak fjalë:
"Unë, i quajturi Edi Rama, me detyrë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, nënshkruaj këtë kontratë me zgjedhësit shqiptar:
Me cilësitë e mia personale dhe shtetërore marr përsipër që brenda vitit 2027 të mbyll negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për shkak të njohjeve personale, konjukturave ndërkombëtare dhe konjukturave të brendëshme politike, këtë proces e bëj të mundur në mënyrë ekskluzive vetëm unë. Në këmbim të këtij akti me rëndësi kombëtare, kërkoj votën tuaj.
Në rast se më 1 janar 2028, Shqipëria nuk është anëtare e BE, kjo kontratë quhet e shkelur nga ana ime, juridikisht konsiderohet mashtrim elektoral dhe unë, Edi Rama, me cilësinë e kryetarit të partisë në pushtet dhe kryeministrit të vendit, shkrij parlamentin, jap dorëheqjen e pakthyeshme nga politika, si përvetësues i pushtetit përmes mashtrimit dhe vihem në dispozicion të drejtësisë për krime elektorale, sipas kësaj kontrate të nënshkruar dhe ratifikuar"
Nëse e bën këtë, natyrisht unë as e kam votuar as kam për ta votuar kurrë, por të paktën ata që ta votojnë, të mos ndjehen kaq budallenj sa po i bën lideri këtë rradhë./Alfapress.al

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128