
Italia, shqiptarët dhe Edi Rama!

Rama është i zoti të bëj polemika edhe për çështje serioze duke i zbritur ato shpeh herë në nivelet e qedharakes ose të provokimit. Të krahasosh Shqipërinë dhe me Italinë dhe thuajse të guxosh edhe të bësh karshillëk është thuajse në nivelet e qesharakes, e jo vetëm aq.
Nuk është herë parë që politikan shqiptar, sa herë kanë nevojë për të forcuar ose legjitimuar pushtetin e tyre e sa herë prishen me jugosllavët, kthejnë kokën nga Italia për të shpëtuar pushtetin e për të forcuar pozitat ekonomike. Është histori e vjetër, bëjnë flirt me Serbinë, Greqinë e Turqinë e kur ndjehen të rrezikuar nga këto të fundit e kthejnë kokën me mëshirë nga Italia.
Pasi mbarojë aventuara e Ballkanit të Hapur duke u kthyer në një perplasje të ashpër mes Ramës e Vuçic, pasi Erdogan po bëhet shumë mik me Putin, kundërshtarin numër një të Natos e pasi Greqia vjen çdo javë në Tiranë përballë gjykatës për Belerin, Rama zgjodhi të provokojë Italinë që në fakt nuk është ashtu, por është një sinjal i Ramës për të kthyer sytë nga Italia. Kështu bëri Zogu e kështu po bën sot edhe Rama.
Të mburresh ndaj Italisë ose të thuash se je më mirë se ajo, kur sot jetojnë më shumë se 600 mijë shqiptarë këtu e të tjerë që bëjnë bashkime familjare për të ardhur ose janë në pritje të flukseve për të marrë leje qëndrimi punësimi është më shumë se provokim. Në fakt është në nivelet e qesharakes.
Nëse Shqipëria ka ndryshuar e sidomos Jugu, kjo është në mënyrë ekskluzive edhe falë të ardhurave që kanë sjellë emigrantët në 30 vitet e fundit që kryesisht vijnë pikërisht nga zonat e Vlorës dhe Fierit. Shqipëria po përmison infrastrukturën me ritmet e "breshkës" pas 30 vitesh që ka rënë komunizmi. Nëse krahasojmë Kroacinë dhe Shqipërinë e kuptojmë qartë sesa ka dështuar politika shqiptare në 30 vite për ta zhvilluar Shqipërinë.
Shqiperia ka nevojë për rrugëtimin e saj Europian dhe Italia është e vetmja ajo që mund ta ndihmojë dhe jo Greqia që thotë: lironi Belerin, ndilni mbi gjykatat se ndryshe do ju pengojmë në Europë!
Mbetëm mbështetës i hershëm dhe koherent që Shqipëria duhet të ketë një qasje tjetër me Italinë dhe jo atë që ka pasur në vitet e fundit. Vizita e Melonit është e vonuar, por më mirë vonë sesa hiq. Një të vërtetë të madhe ka fakti se ardhja e Melonit ka ndryshuar politikën e jashtme të Italisë në Mesdhe e sidomos në Ballkan, ku padyshim prioritet ka Shqipëria. Një rol të rëndësishëm ka ministri i jashtëm italian Tajani që po e rikthen Italinë në dimensionin duhur europian e rajonal.
Shqiperia nuk është vetëm vend me rëndësi të madhe gjeopolitike për Italinë, por është problem edhe për trafiqet, por edhe për infiltrime të rrezikshme që konsiderohen problem për sigurinë dhe rendin e kësaj të fundit. Mjafton të shikojmë rastet e arrestimeve dhe po ashtu të trafiqeve në vitet e fundit.
Meloni se ka fare qejf të Majtën apo të majtët, qofshin edhe në Shqipëri, por ajo është kryeministre e Italisë dhe jo përfaqësuese e ideologjisë së djathtë. Marrëdhëniet me Shqipërinë i kondiseron si marrëdhënie vitale ndërshtetërore, përtej preferencave apo bindjeve personale ideologjike. Rëndësi ka që Italia të rikthehet në Shqipëri me rolin dhe pozicionin që i takon. Vizita e Melonit mund të jetë një moment i rëndësishëm kthese.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128