Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

23 Mars 2025, 11:47 / IDE NGA AZGAN HAKLAJ

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Pseudodueli Rama-Berisha ka uzurpuar jo vetëm ekrane e portale por dhe salla e hotele luksoze në vend dhe në botë.
Një manifestim aspak dinjitoz dhe elektoral por një demostrim agresiv force për të mbytur dhe limituar zërat e vertetë programor që kanë ç'ti ofrojnë zgjedhësit shqiptar.
Në fakt ky agresivitet që noton në bollëk është jo vetëm dëshmi e asaj që ata janë në të vërtetë por konfirmon konstatimim kombëtar e ndërkombëtar se këto dy parti dhe liderët e tyre janë të inkorporuar pazgjithmërisht me krimin dhe korrupsionin.
Mjafton të veshtrosh listat elektorale të tyre sidomos ato të zonës së mbyllur, zonës së sigurisë e të konstatosh lirisht se krimi e korrupsioni faktik i dëshmuar edhe nga organet e Pokurorisë së Posaçme është pjesa themelore e tyre.
Pa program dhe pa ide vetëm me copëza të vjedhura aty-këtu, me fotografi e pasaporta imagjinare "made in EU" ata parakalojnë në salla e sheshe duke menduar se këtij populli i është injektuar vaksina e fshirjes së kujtesës.
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit demontoi të gjithë propagandën e rreme Rama-Berisha dhe rikonfirmoi atë që demokratet euroatlantikë e kanë të panegociueshme:
Qëndrimin dhe punën e SPAK-ut!
Jam i sigurtë se 11 maj do të jetë surprizues pasi që jemi të fundit në rajon e kontinent që nuk jemi ndarë akoma nga establishmenti i vjetër.
Si ç'do gjl e vjetër që ndryshket dhe bëhet e rrezikshme për shendetin human edhe politika e vjetër shqiptare dhe lidershipi i saj janë kthyer në rrezik potencial për shendetin e demokracisë.
Edhe batutat bajate të Edi Ramës që si dajre çingijesh tundeshin në fushata në vend të programeve elektorale patën përballje flakë për flakë me liderin e koalicionit Euro -Atlantik Lulzim Basha dhe u tkurrën në barcoleta të pavlerë e pa humor që nuk konkurojnë as me humorin provincial.
Në këtë prag fillimi të çerek shekullit të parë të mileniumit të tretë skorie të tilla politike si Rama e Berisha mund të shërbejnë veçse si kadavra politike ku brezat të mesojnë se si nuk duhet të jetë një lider.
Nuk ka shqiptar që deshiron ti qaset historisë politike post-komuniste me realizëm që nuk e kupton se hipotenuza e dy kateve Rama -Berisha është mashtrimi.

Po ndodh...