
"Më vodhi fitoren", pse Berisha nuk rrëmben armët e ftohta dhe ta sulmojë Ramën siç bëri me Bashën kur "i vodhi" partinë?!

Sali Berisha pasi e shpartalloi PD-në, opozitën dhe demotivoj mbi 200 mijë votues të mos merrnin pjesë në zgjedhjet e 14 majit, del dhe thotë që Edi Rama më vodhi zgjedhjet.
Ky i fundit me gjithë pushtetin e pakufishëm, patronazhistët, administratën e tej fryrë, oligarkët që i kanë bashkë, përdorimin e shtetit në fushatë e lloj lloj makinacionesh, mori vetëm votat e 2021, madje edhe më pak.
Por sërish fitoj në mënyrë katastrofike ndaj "opozitës" së udhëhequr nga Berisha& Metaj.
Partia Demokratike, opozita shqiptare nuk kishte pësuar asnjëherë gjatë 33 viteve pluralizëm, këtë tkurrje dhe dështim të paprecedentë.
Dhe prapë Sali Berisha në vend që të kthejë gishtin nga vetja, të fusë bishtin nën shalë dhe të shkojë në shtëpi, thotë:
"Kjo është vjedhja më e madhe në histori".
Po dakord o Sali Berisha, e marrim të mirëqenë se Edi Rama të vodhi.
Përse e mban veten për "lider të opozitës", legjendë, historik...kur nuk je i aftë të mbrosh votën e demokratëve të paktën?!
A nuk ishe ti që dy ditë përpara zgjedhjeve premtove te Ylli Rakipi, se kjo vjedhje nuk do të kishte shans që të ndodhte pasi do ja zije në grykë Edi Ramës?!
Madje u mburre edhe duke thënë; mbaje shënim!
Po çfarë të të mbash më parë shënim ty: atë që u the demokratëve, se betejën pas nongratës e kishe personale dhe nuk do të perzieje PD-në?!
Atë kur thoshe se do bashkoje partinë dhe e përçave deri në prag- asgjësim, madje duke i çuar demokratët që të besuan në thertoren e Ilir Metaj të majtë, dallaveraxhi i rëndomtë, i korruptuar në palcë, kontigjent i SPAK etj, të cilin e urrejnë 90% e shqiptarëve?!
Apo të mbajmë shënim kur deklaroje, se tani pas rikthimit tënd, nuk do dëgjohet më avazi i vjetër "nuk i njohim zgjedhjet" dhe liderët duhet të mbajnë përgjegjësi?!
Po pse ka fëmijë e plak në këtë vend që nuk e di se Edi Rama po të gjejë shesh bën përshesh me votën, paratë e taksapaguesve shqiptarë, pronat publike dhe çdo gjë që ka sadopak vlerë në këtë vend?!
Ku ishe ti për ta ndaluar, ti lider që nis e lë revolucione, që do rrëzoje Ramën për 3, 6, 12 muaj dhe pastaj nxore Flamur Nokën të thoshte se edhe 10 vite revolucion nuk janë shumë?!
A ka bllok, kompjuter, eter ku mund të mbash shënim premtimet e tua ndaj demokratëve të kthyera në mashtrime më shpejt seç ikën vesa e mëngjesit mbi bar?!
Ja po ti falim të gjitha këto e plot të tjera.
Po tani që u thua demokratëve se nuk dështove turpshëm edhe aty ku nuk mendohej, (Shkodër, Tropojë, Kukës, Kamzë, etj), mirë që nuk mban përgjegjësi dhe nuk ju hiqesh nga qafa dhe shpina, po përse nuk ngrihesh kundër Edi Ramës që të vodhi rëndshëm?!
Përse nuk mbledh demokratët dhe shqiptarët të cilëve Rama u ka vjedhur votën dhe ti shkosh me leva te zyra, ashtu siç bëre në 8 janar të vitit të kaluar kur sulmove për të vrarë demokratët në seline e PD që u bashkua me SHBA pas nongratës tënde, si i korruptuar dhe minues i demokracisë?!
Atëherë thoshe, Luli me të tjerë që refuzuan dhe u ndanë nga Berishizmi, "më ka vjedhur selinë dhe partinë".
Për pak bëre masakër mbi demokratët aty brenda edhe pse Zhukri yt, gjykata, ende nuk kishte folur sa legjitim ishte Rithemelimi yt.
Pse nuk bën njësoj me Ramën, kryeministrinë dhe selinë e PS që paskan vjedhur zgjedhjet, apo ashtu është loja për demokratët e shkretë që ende mendon se të besojnë dhe do të vazhdojnë të të ndjekin pas?!
Dil Sali dhe lëshoju Edi Ramës me leva, hunj dhe gurë siç bëre me Bashën dhe alibashat "e shitur".
Dil siç bëre vjeshtën e kaluar në kulmin tënd të revolucionit tënd kundër regjimit, kur pasi thirre në Tiranë rreth 10 mijë demokratë të varfër se do rrëzonit Ramën, shkove dhe ndeze qiri te dera e zyrës së tij.
Pastaj ti bashkë me Metajn përfunduat në supervilat tuaja në Gjirin e Lalzit, kurse ata 10 mijë demokratë të mashtruar ngelën rrugëve të Tiranës se u ikën edhe autobusët e linjës për t'u kthyer atë natë në shtëpitë e varfra të tyre!/ Alfapress.al

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128