Teherani kërcënon BE-në, mblidhet me urgjencë në Bruksel Këshilli i NATO-s! Rutte përmend si rallë herë “Nenin 5”

Një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut është zhvilluar këtë të enjte në selinë e NATO-s në Evere. Në fokus të kësaj mbledhje janë pasojat e luftës në Iran dhe veçanërisht incidenti i djeshëm, kur një raketë iraniane u rrëzua në Turqi dhe u shkatërrua nga sistemi kundërajror i NATO-s në Mesdheun Lindor.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, theksoi më herët se aleatët evropianë nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin SHBA-Izrael kundër Iranit, por ofrojnë mbështetje strategjike.
"Ajo që shohim është se NATO është gjithashtu një platformë që lejon Shtetet e Bashkuara të projektojnë fuqinë e tyre. Pa mbështetjen e aleatëve evropianë, SHBA-të do ta kishin shumë të vështirë të nisnin këtë fushatë kundër Iranit," tha Rutte, duke nënvizuar se organizata nuk merr pjesë direkt në veprime luftarake.
Ai shtoi se bisedimet me udhëheqësit amerikanë dhe ata ushtarakë të lartë japin siguri se veprimet e SHBA-ve janë të qarta dhe të planifikuara mirë. Përveç kësaj, aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në përpjekjet e saj për të qëndruar e fortë kundër agresionit rus.
"Shumë udhëheqës në Evropë dhe Amerikë thonë se duhet të mbështesim amerikanët në Lindjen e Mesme dhe njëkohësisht të sigurojmë që Ukraina të ketë gjithçka që i nevojitet," theksoi sekretari i NATO-s.
Në lidhje me shqetësimet për një tërheqje të mundshme të NATO-s nga Lindja e Mesme, Rutte u shpreh se Neni 5 i traktatit të Aleancës nuk është në rrezik dhe se kundërshtarët kanë parë vigjilencën dhe fuqinë e Aleancës, veçanërisht pas incidenteve të fundit.
Ai gjithashtu komentoi vendimin e ish-presidentit amerikan për të goditur Iranin, duke nënvizuar rrezikun që kapacitetet bërthamore dhe raketore iraniane paraqesin jo vetëm për Izraelin, por edhe për Evropën.
"NATO nuk është e përfshirë drejtpërdrejt, por aleatët ofrojnë mbështetje kyçe. Pa ata, SHBA-të nuk do të mund të realizonin këtë fushatë," përfundoi Rutte.
Më herët Teherani kërcënoi Bashkimin Europian se nëse “mbyll sytë” përballë agresionit amerikano-izraelit, atëhere dhe ata do ta “paguajnë”.
"Të gjitha vendet do ta paguajnë çmimin". Ata që heshtin do të jenë bashkëfajtor në këtë padrejtësi. Nëse Evropa hesht përballë këtij sulmi ndaj së drejtës ndërkombëtare, herët a vonë të gjitha vendet do ta paguajnë çmimin. Asnjë vend i OKB-së nuk mund të mbetet indiferent", tha në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqae, në një intervistë me transmetuesin spanjoll Tve.
Çfarë është Neni 5?
Neni 5 i NATO është një nga parimet kryesore të aleancës dhe lidhet me mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare. Sipas këtij neni, nëse një vend anëtar sulmohet me forcë të armatosur, ky sulm konsiderohet si sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.
Si pasojë, çdo shtet i aleancës angazhohet të ndihmojë vendin e sulmuar duke marrë masa që i konsideron të nevojshme për të rikthyer dhe ruajtur sigurinë, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës ushtarake.
Qëllimi i këtij neni është të garantojë solidaritet dhe mbrojtje të përbashkët mes shteteve anëtare dhe të pengojë agresionin ndaj tyre..
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128