Misionin që duhet ta bënte Berisha po e bën Basha!

25 Janar 2023, 15:15 / IDE NGA ALBAN DACI

Misionin që duhet ta bënte Berisha po e bën Basha!

Roli i Berishës sot duhet të ishte i ngjashëm me atë që pati Sabri Godo në vitet e fundit të jetës së tij duke mbajtur e respektuar realisht vetëm rolin e Presidentit të Nderit të Partisë Republikane e duke marr një rol tjetër më të rëndësishëm atë të "plaku të urtë", si burrë shteti në momente të veçanta duke dalë mbi palët, por në të njëjtën kohë  duke mbrojtur e zhvilluar me thuajse fanatizëm idealet e të djathtës shqiptare!

Godo  largua me nder nga politika aktive, por deri në momentet e fundit të jetës së tij vazhdoi misionin e plakut të urtë me një rol domethënës në jetën publike! Këtë duhet të kishte Berisha sot dhe i ka pasur të gjitha mundësitë, eksperiencën, njohjet dhe impaktin për ta bërë edhe më mirë se Godo ose te paktën si ai! Berisha duhet të ishte sot i urti i politikës dhe mbrojtës i kauzave kombëtare!

Të djathtës në veçanti e politikës në përgjithësi i mungon figura e të urtit që nuk kërkon karrierë personale, por ka mision t'i kthej forcës politike që ka përfaqësuar dhe vendi sadopak nga ajo që ka marrë ndër vite!

Këtë rol sot, për absurditet të moshës, shumë më i ri e ka marrë Basha që ka vendosur të mos merret me debate të brendshme përçarëse e as me debate thuajse banale në Kuvend!

Basha në aktivitetet e tij të fundi, jashtë kamerave të televizioneve shqiptare ka dhënë disa sinjale të një politikani të urtë, mbi palët, përtej palëve dhe me mision kombëtar! Kjo shihet tek lobimi i rëndësishëm për dekorimin e ambasadorit Walker, për statusit e qëndrimet në lidhje me Kosovën, me takimin e disa liderëve të Kosovës si në rastin e sotëm në Bruksel me Kryetarin e Kuvendit, me vizitat e tij të shpeshta në kohët e fundit në Kosovë!

Gjithashtu, Basha ka edhe një mision tjetër atë të një euroatlantiku duke qenë zyrtarisht i vetmi perfaqesues i PD që bën vizita në SHBA, në Bruksel dhe në forume të tjera të rëndësishme ndërkombëtare!

Basha ka kuptuar se politika e brendshme në këto momente vetëm të bën pis, të thithë në vorbullën e saj e po ashtu të bën fajtor në përçarje dhe në zënie banale pa prodhuar thuajse asgjë pozitive për vendin! Basha me stilin e tij e po ashtu edhe falë eksperiencës së tij po i jep një dimension tjetër, të duhur të lidershipit të tij duke u veçuar nga shumica e duke qëndruar mbi shumicën!

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128