
Pështirosje e mosbesim për këdo me dy para mend në kokë

Një lider i foltores, dikur i madh, pastaj i ikur, kthyer sërish për shërbime ndaj kryeliderit, sulmonte dje, me dorën e tij, por me fjalorin shpotitës dhe mendjen e "shefit të madh", Enkelejd Alibeaj, kryetarin në detyrë të PD.
Nuk e mbroj unë, Enkelejdi i del zot vetes, po agjitpropin komunist të 30 viteve nuk ua kapërdijmë dot më.
Nënlideri e quante Alibeajn "Eunuku i Zi i Edi Ramës", siç na flisnin dje "për Kaçin e Zi të Fatosit" (Kastriot Islamin), të cilin pastaj na e bënë hiç më pak se deputet të PD.
E quante Enkelejdin dhe "edepsez", e sigurt pa ja ditur kuptimin fjalës, thjesht kopje fjalori, si dikur quanin "Edepsez" Ilir Metajn dhe tani bëhen bashkë me të në çatinë e lirisë.
Hajde beso në principet që na propagandojnë. Njerëz hapni sytë, kur të godasin shumë herë në një vend është dhimbje shpirti.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128