Në emër të antarësisë!
Pas vendimit të Lulzim Bashës, atë të 9 shtatorit për pezullimin e përkohshëm të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD deri në zgjidhjen e çështjes së non gratas, Berisha nisi menjëherë lëvizjen politike në funksion të halleve të tij personale të cilën e shiti se po e bën për një parti më të bashkuar, më të hapur, më të fortë, duke e pagëzuar me emrin Levizja për Rithemelimin e PD. Për tre muaj me rradhë, retorika e përdorur në foltoren lëvizëse ndërqytetase ishte ishte se; nën drejtimin e Lulzim Bashës Partia Demokratike kishte rrëshkitur nga parimet mbi të cilat ishte themeluar. Sipas tij, vendimet personale të Lulzim Bashës e kishin tkurrur partinë duke e kthyer atë në një alternativë humbëse edhe pse e vërteta flet krejt ndryshe. Në zgjedhjet e 25 prillit PD shënoi rezultatin më të mirë prej 622 mijë vota, rezultat të cilin e kishte parë vetëm në vitin '96 (rreth 915 mijë vota), nëse do të quhen zgjedhje, në të kundërt vetëm në mars të '92 kur mori rreth 1.1 milion vota.
Sipas Berishës, antarësia kishte humbur pushtetin në parti për shkak të mungesës së vendimmarrjes nga ana e saj. Mendësi tipike bolshevike që flet shumë për brymosjen e liderit historik të PD. Berisha harron se jetojmë në një sistem demokratik ku pushteti, bashkë me të dhe vendimmarrja, delegohet me anë të votës, ku në rastin e PD delegohet në dy mënyra: 1. Zgjedhja e kryetarit të partisë sipas parimit "një anëtar, një votë", 2. Zgjedhjet në nivel dege ku krijohen strukrurat lokale të cilat janë njëkohësisht edhe delegatë në kuvend, nga ku votohet Këshilli Kombëtar i cili më pas zgjedh nënkryetarët, kryesinë dhe sekretariatet. Pra, e gjithë kupola drejtuese e partisë është produkt i votimit të antarësisë të cilët delegojnë pushtet e vendimmarrje përmes votës. Ku është shmangur antarësia?!!
I bindur se funksionimi i PD ka qenë brënda çdo parimi demokratik por që për lëvizjen e tij nuk konvenonte, antarësia duhej të sillej në qendër të vemendjes. Gjuha bolshevike, me akuza dhe trillime, me ndasi "ne dhe ata", duke gjetur armiq të brëndshëm e të jashtëm, ishte karburanti i makinerisë propagandastike foltoriste. E gjitha kjo kulmoi me kuvendin e 11 dhjetorit i cili u mbajt në stadium ku kishte më shumë anëtarë e simpatizantë se sa delegatë. Demonstrim force prej nga nisi edhe artikulimi "shumicë-pakicë", komunikim publik që të kujton lëvijen politike leniniste ku fraksioni radikal komunist bolshevik (bolshevik në gjuhën ruse do të thotë shumicë) brënda Partisë Ruse Social Demokratike të Punës u shfaq gjatë kongresit të partisë në vitin 1903 pasi u nda me menshevikët si grupim më i moderuar (menshevik në gjuhën ruse do të thotë pakicë).
Primaret, zgjedhja e kandidatëve nga antarësia si rezultat i një gare të brëndshme, ishte zhgënjimi i parë i demokratëve që besuan se kësaj rradhe Sali Berisha e ka seriozisht. Fiksimi nga Tirana i kandidaturës fituese prodhoi një garë fiktive ku shpeshherë u shoqërua me lista të fryra apo të cunguara që sipas rastit penalizonin kandidaturën që gëzonte pëlqimin e antarësisë por jo të parisë. Provë e gjallë se gjithçka që ishte folur e pretenduar në tre muaj ishte mashtrimi, e njëkohësisht përdorimi, më i madh i antarësisë në 30 vite pluralizëm.
Dhe vijmë sot, në kuvendin e 2 dhjetorit, moment ku sulmi ndaj institucioneve të drejtësisë është shtuar ndjeshëm për shkak të pozitës penale të Berishës si person nën hetim i dyshuar për veprën penale të "Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë", kryer në bashkëpunim dhe me një marzh dënimi 4-12 vite burgim. Pozitë e cila ka shtuar frikën e burgimit si dhe paranojën se të gjithë i'a kanë me hile. Rrethana që imponojnë të shikojë për trashëgimtarin e PD së Rithemeluar. Prandaj, kandidatura e mundshme si njeriu më i afërt, më besnik dhe pa ndonjë rrezik se mund t'i cënojë para kohe pozitat e pretenduara të liderit të opozitës, padiskutim do të ishte familjar, mundësisht me lidhje gjaku. Dalja e bijës së tij dy herë brënda një muaji, që për dekada tjera ka qenë pothuaj e distancuar dhe pa interes për zhvillimet politike, aq më tepër ato partiake, flet se Rithemelimi po përgatitet të bëjë Çeljen e Trashëgimisë.
Kuvendi i 2 dhjetorit kishte një rend dite që çuditërisht nuk u diskutua shumë rreth tij! Përveç votimit për konfimimin e kreut të partisë, kuvendi miratoi rezolutën anti SPAK si dhe ndryshimin e nenit 63 të statutit të Rithemelimit. Sipas këtij amendimi, Këshillit Kombëtar i shtohet kompetenca për të ndryshuar statutin. Pra, aktin themeltar të partisë, që miratohet me 2/3 e votave të Kuvendit, organi më i lartë vendimmarrës, tashmë mund ta ndryshojë edhe një grusht njerëzish. Dhe kjo, vetëm për nevoja emergjente me kushtin që të ratifikohet në kuvendin e parë të rradhës.
Po çfarë mund të cilësohet nevojë emergjente për një parti tashmë të rithemeluar, që i është rikthyer parimeve mbi të cilat u themelua, që nuk ka më në gjirin e saj besprerë, që kanë të qartë strategjinë opozitare dhe se kë kanë kundërshtar politik, për më tepër, ku për çdo vendimmarrje pyetet antarësia?!!! Nevojë emergjente është zgjedhja e kryetarit të ri të partisë në mes të natës, në kushtet kur asnjëri që e rrethon, edhe pse besnik i sprovuar, nuk shihet si trashëgimtar i mundshëm.
Kuvendi i 2 dhjetorit ishte mbyllja ideale e fabulës me demokraci e pluralizëm, shkruar nga Ramiz Alia dhe interpretuar nga treshja Berisha-Meta-Rama. Antarësia nuk u pyet kurrë edhe pse çdo vendim është marrë në emër të saj, siç mori shoku Enver vendime në emër të popullit për 45 vjet dhe që në grahmat e fundit, politike e biologjike, vendosën familjarët dhe jo populli se cila do të ishte trashëgimia e partisë.
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128