Nuk e keni mundur Bashën dhe Alibeajn, janë ata që ju kanë pushkatuar!

17 Maj 2023, 12:11 / IDE NGA HABJON HASANI

Nuk e keni mundur Bashën dhe Alibeajn, janë ata që ju kanë

Fija e shkrepses, aritmetika dhe vulgu!

Teza më e fundit e mbrojtjes së berishistëve, është fakti se Alibeaj-Basha kanë marrë më pak vota se Arlind Qori.

Mirëpo kur llogaritet një fenomen, nuk mjafton të llogaritesh vetëm peshën e tij specifike, por duhet llogaritur sidomos dhe konteksti laboratorik.

Se fjala vjen, një fije shkrepse mbi një tavolinë xhami, ka shumë ndryshim me një fije shkrepse pranë nje fuçie me barut ose nje kazani me benzinë.

Deri më tani, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje (krahasuar me 2021) është diku te 245-260 mijë votues më pak.

Nisur nga rezultati 2023, del se Partia Socialiste ka marrë thuajse të njejtat vota si në 2021, pra në njëfarë mënyre ka marrë votat e saj.

Pra efekti dhe demi që ka bërë ajo "fija e shkrepses" Basha-Alibeaj, nuk është aspak 4%, por shumë më shumë se aq, i bie diku te 40-45% masë dëmtimi që i ka ardhur Berishës nga efekti psikologjik i përçarjes.

Është e vërtetë qëBasha-Alibeaj kanë bërë shumë pak njerëz të votojnë për ta (shkrepsja mbi qelq) por ama ata kanë bërë dëm kolosal në efektin psikologjik të votueseve të opozitës duke i bërë që të mos dalin fare nga shtëepia (shkrepsja në benzinë).

Shtuar kësaj aritmetike dhe faktorët:

a) Doktori është non-grata (s'ka reformë territoriale e zgjedhore me të). Amerikanët do përdorin çdo metodë për ta shfarosur.

b) Degradimi dhe goditja psikologjike e këtyre zgjedhjeve

c) Instrumentat e Rrapit i cili deri në 2025 mund të flirtojë vende-vende me Metën dhe të nxise rritjen e Arlind Qorit.

Si i bie?

Është pushkatim i opozitës i garantuar deri në vitin 2033, nëse në krye do vijojë vulgu që mburret sot se mundi Basha-Alibeajn.

Nuk e keni mundur Bashën me Alibeajn, në fakt janë pikerisht ata që ju kanë pushkatuar.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128