
Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Mesazhet apo përplasje në distancë të ditëve të fundit mes Ramës dhe Bashës po i trajtojnë në mënyra të ndryshme ata që në thelb duhet të njohin komunikimin politik apo format e të bërit politik.
Disa, sigurisht pjesa më e madhe e tyre po e sulmojnë Bashën duke argumentuar se nuk është serioz dhe kjo formë nuk bën ose nuk jep rezultat. Disa të tjerë, madje ish besnik të tij në politikë kanë shkuar deri atje sa i bëjnë thirrje "miqësore" që të heq dorë nga ky format duke i justifikuar se kanë punuar që ai të ishte Kryeministër!
Sigurisht këshillat jo gjithmonë janë të mira, të sinqerta ose të nevojshme, sidomos nëse vijnë nga brenda mjedisit politik e për më tepër kur s'ka miqësi, por ka interesa e përplasje prej kundërshtari në realitetin e ri.
Serioziteti në diskursin politik nuk matet me ngritje zëri, me fjalime e konferenca të gjata që vënë në gjumi të pranishmit dhe jo më qytetarët, nuk matet as me akuza apo me publikim dokumentet e dosjesh ndaj kundërshtarëve, sepse çdo qytetarë duhet të ketë formim minimal juridik për t'i kuptuar.
Shoqëria nuk është e përbërë vetëm nga shkencëtarë, juristë apo akademik. Shoqëria ka njerëz me formim mesatar, të lartë e më pak se mesatar, me këngëtarë, humoristë, muzikantë, me të papunë, student, të rinj, të reja, të moshuar.
Pavarësisht formimit, çdo qytetarë aftësinë bazë për të dalluar të mirën nga e liga, të keqën nga e drejta, të duhurën nga e dëmshja, kanë aftësi t'a ndajnë. Pra, komunikimi politik duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe i qartë që të kuptohet nga "masa".
Elektorati nuk është auditor universitar dhe të flitet nga një gjuhë që pak duhet t'a kuptojnë. Para se të analizojmë atë që po bëjnë sot Rama dhe Basha nuk duhet të harrojmë sesi ishte deri dje metoda e te bërit fushatë e politikë. Besoj që të gjithë nga e mbajmë mend kur bëhej gara se kush vendoste më shumë flamuj të subjektit politik nëpër shtylla. Madje, gara nuk ishte vetëm kush vendoste më shumë, por kush i vendoste më lartë në shtyllë për këtë duheshin jo vullnetar politikë në fushatë, por akrobat. Besoj i mbani mend rastet kur ngjiteshin edhe në shtyllat e tensioni të lartë për të vendosur në majë flamurin e partisë. Gjithashtu besojë se ju kujtohet kur bëhej gara kush kishte më shumë makina të ngjyrosura dhe me foton e Kandidatit dhe kush e kishte vargun më të gjatë.
Për hirë të vërtetës mënyrën dhe revolucionin e të bërit politik e kanë bërë Rama e Basha e sidomos shembulli më i mirë ishin zgjedhjet e 2021. Shtyllat i çliruar nga flamujt, fasadat e murit un çliruan nga grafitet me numrin e logon e partisë. Makinat i çliruan nga grafitet dhe fotot e kandidatëve e po ashtu rrugët u çliruan nga karvani i këtyre makinave që nuk kishin fund e shpesh bëheshin pengesë për trafikun e qytetarëve që shkonin në punë dhe s'ishin të interesuar për politikën.
Të bërit fushatë me këngë, muzikë apo edhe me formatet e bëra kohët e fundit, nuk e kanë shpikur as Rama e as Basha, por janë metoda të hershme sa vetë njerëzimi. Në Athinën e lashtë politika bëhej edhe duke recituar një poezi, duke kënduar një këngë.
Çdo lloj forme komunikimi që përcjell një mesazh është mënyrë e të bërit politik. Një ndër perandorët më kontrovers të Romës, Neroni ishte gjysmë aktor, muzikant dhe shpesh këndonte vetë. Por, të mos shkojmë kaq larg dhe të afrohemi në ditët tona. Berlusconi thuajse gjysmën e dialektikës së tij politike e kishte me Barsaleta dhe sot, më shumë mbahen mend Barsaletat e tij e më shumë pak dhe nga pak persona fjalimet e tij duke përfshirë edhe atë me të rëndësishmin dhe të parin kur vendosi të hynte në politikë.
Një tjetër shembull është Peppe Grillo që kauzen e tij politikë dhe lëvizjen e tij politike e krijojë me humorin e tij e shpesh me fraza që kanë mbetur në mendjen e njerëzve siç ishte "Wafa".
Politika evoluon bashkë me shoqërinë dhe tashmë shoqëria ka nevojë për formate të thjeshta komunikimi që kuptohen kollaj dhe mbeten në memorie. Pra, Rama e Basha nuk bëjnë asgjë më shumë sesa ka bërë vetë civilizimi njerëzor, por ndoshta më vonesë e më në fund po e bëjnë edhe në dialektikën shqiptarë.
Esenca e komunikimi, përtej formatit është masa që e bën serioz ose jo, të sukseshëm ose jo! Basha ka qenë i pari që ka prezantuar një program me 1 qershor. Askush nga "ata" ekspertët e komunikimit nuk pati kuriozitet t'a pyes për programin. Basha me formatin e fundit, nuk po bënë asgjë tjetër veçse po përcjellë programin e tij tek një masë e gjerë gjithëpërfshirëse. Fraza e Bashës: "O Rame ku i ke shokët"? Apo 7x7=313! Me këto fraza ka shpjeguar të gjithë programin e tij politik, qëndrimet e tij politike dhe qasjen e tij ndaj kundërshtarit politik.
Ka një të vërtetë tjetër të madhe! Kjo është fakti se Berisha i gjend krejt papritur jashtë formatit të komunikimit. Stili i Berishës vazhdon të jetë ai të folurit ashpër, me ngritje zëri, me akuza pafund, me konferenca të lodhshme me mediat apo me qytetarët. Sot, sidomos të rinjtë, por edhe një pjesë e mire e qytetarëve e urrejnë dhe nuk e pranon e gjuhën e dhunës e madje as nuk e pranojnë më. Për të kuptuar se trendi i zgjedhur nga Rama e Basha, jo vetëm është evolucion dhe efikas, por edhe i suksesshëm, mjafton të shikojmë, se tashmë pak me vonesë edhe Berisha po bën përpjekje t'a kap me vonesë këtë tren. Mund të shpjegosh e të shkruash qindra faqe program dhe të mbahet mend asgjë, por 7x7=313 apo "ku i ke shokët"? Do të mbahen mend gjatë nga qytetarët!/Alfapress.al
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128