Sali Berisha-Ky Kim Filb shqipfolës!

24 Shtator 2024, 11:42 / IDE NGA AZGAN HAKLAJ

Sali Berisha-Ky Kim Filb shqipfolës!

Komedia e Sali Berishës me demokratët dhe shqiptarët, tashmë mori fund.

Tani që po sforcohet të hyjë prapë me maska në karnavalet e dirigjuara nga Edi Rama në fushën e pistë të ujdisë e tradhëtisë në fakt është lehtësisht i indentifikueshëm.
Damka e tij i ka dalë sipër maskës.

Së fundmi, edhe ata që udhëtuan për shumë vite me të politikisht po largohen të fyer e të zhgenjyer.
Si ç'do nismë tjetër mashtruese edhe Federata "opozitare" që themeloi kur bënte presion te drejtësia, për të grabitur legjetimitetin formal të PD-së u shkërmoq.

Dashamir Shehu ja ktheu shpinën e bashkë me Agron Dukën po shpejtojnë t'ju mbathen partnerëve dytësorë, thjesht për të mbetur në një fushë politike loje, pasi fushën e opozitarizmit e konservatorizmit Sali Berisha e ka kontaminuar.
Sali Berisha do të mbetet me koalicionin “Gerdeci”.

SPAK-u ndaj të cilit idhtarët e Berishës ishin skeptikë deri në skaje, duket se ka vepruar me inteligjencë juridike.
Berisha nuk e imagjinonte izolimin por gjithësesi ai dhe "Familja" kishin ndërmarrë masa financiare paraprake.
Në disa kryeqytete të Europës ata kishin transferuar miliona euro si dhe kishin blerë pasuri e prona të patundshme në mënyrë që pas largimit, të shijonin trofenë e grabitur qytetarëve shqiptar.

Por duket se SPAK-u i orientuar saktë nga Departamenti i Shtetit e shërbimet inteligjente amerikane kishte idetifikuar paraprakisht llogari e transferta, të cilat perveç krimit të pastrimit të parave dhe vjedhjes në fakt ishte indicie e saktë, se ata prisnin arratinë…ndoshta në Budapest te Urban për të qenë afër Putinit e Kremlinit.
Berisha me këto bëma shokuese jo vetëm zhgenjeu, por dëshmoi se ai vetë ishte një bos oraganizate mafioze.
Ai mund të shpëtojë ndonjë para e ta pastrojë në vijim, por ajo që nuk i pastrohet kurrë është fytyra e tij njerëzore e politike.

Ajo tashmë edhe te militanti më i indoktrinuar qëndron në nëndijen e demokratëve, si fytyrë e nxirë dhe simbol i korrupsionit dhe hipokrizisë e intrigës.

E binduni se koha do ta vertetojë se Sali Berisha përtej kusarisë se provuar e cila e pagëzon si S(Ali) Baba, do të përballet me diçka më të rëndë deri shokuese.
Ai është një Kim Filb i kohëve moderne.

E kjo nuk ka ndodhur sot por 34 vite më parë kur u parashutua, për të helmuar e tradhëtuar Lëvizjen Demokratike Shqiptare.
Ka me mijëra metafora të zeza që i shkojnë sot për shtat Sali Berishës por unë do ta mbyll me dy fjalë poetike të Fan Nolit: "O katil o rezil...".

Po ndodh...

ide