"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

20 Mars 2023, 16:12 / IDE NGA EDLIRA DEVOLLI LEKA

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

Berisha është kapur "shah mat" nga KQZ. Nuk ekziston më. Lëvizja e menjëhershme ishte për kandidatët dhe votuesit e së djathtës orjentimi drejt PL.
Vepra që po kryen është aq e rëndë, mund të themi më e rënda që mund të ketë ndodhur në pluralizmin politik shqiptar.

Kjo sjell patjetër në vëmendje ngjarjen e 2004 kur LSI bëri "çarjen" e PS dhe humbjen e zgjedhjeve prej të majtës në 2005.

Duke analizuar historinë vetëm në këto dy të dhëna, vërtetohet që mes tyre është pazar dhe jo ruajtja e interesit të së djathtës apo votuesve të saj.

Më vjen keq ta pranoj që votuesve të koalicionit të Ilir Metajt do t'i bashkangjiten dhe votues të djathtë.

Dëmi i shkaktuar të djathtës shqiptare ka vetëm një emër, halli personal i Sali Berishës dhe qokë e kthyer mbrapsh te Ilir Metaj.

Jam e bindur se llogarit i kanë bërë gabim!

 

ide