
Sistemi duopolistik industrial i politikës edhe vdekja e demokracisë!

Në analizat e bollëshme, të rrjedhëshme e të përditëshme në çdo ekran apo portal, rreshtohet një listë e gjatë faktorësh të cilët përcaktojnë arsyet e dështimit të demokracisë dhe rrezikut të rënies në një regjim autokratik.
Po e vërtetë. sot është ky rrezik është më real se kurrë. Por lajmi i keq nuk është ky. Lajmi më i keq është fakti që sistemi ynë politik i ka marrë të gjitha masat që kjo gjendje të mos ndryshojë.
Nëse sistemit politik do t’i vendosnim një sinomim ekonomik ai do të ishte fjala “industri”. Sado cinik mund t’ju duket ky përcaktim, politika është në fakt, një industri . Thënë këtë nëse duam të dimë masën me të cilën një industri plotëson nevojat e “konsumatorëve”/(në këtë rast votuesve) të saj, duhet të ekzaminojmë natyrën e konkurrencës brenda industrisë e cila varet nga struktura themelore e industrisë.
Struktura e industrisë politike eshtë një shembull ekselent i një duopoli, pra një industri e dominuar nga dy -tre lojtarë. Dy polet kryesore, kanë ngritur të ashtuquajturat “komplekse industriale politike”, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse grupe të ndërlidhura subjektesh që mbështesin duopolin. Këtu përfshihen interesa të veçanta, oligarkë , anketues, konsulentë, patronozhistë, analistë media, gazetarë ,lobistë , ambasadorë dhe të tjerë. Komplekset industriale politike janë biznesi më të madh që zhvillohet në këtë vend.
Elementi tjetër shumë interesant është që përmbushja e nevojave të votuesve të cilët janë konsumatorët e produktit të kësaj industrie, jo domosdoshmërisht plotësohen. Në këtë industri, konsumatorët, klasifikohen në bazë të mënyrës sesi ndërveprojnë me dy monedhat kryesore të saj, me votën dhe paranë. Konsumatorët më të rëndësishëm të industrisë së politikës janë votuesit partiakë, njerzit me interesa të veçanta , dhe financuesit e fushatave.
Për votuesit e tjerë , megjithëse janë shumica, industria jonë politike nuk ka nevojë të kujdeset shumë. Me ta do të mjaftonte ridemensionimi i pakënaqësisë se tyre, nëpërmjet krahasimit me kundështarin duke e bindur votuesin “ mbi të këqen më të vogël ”. A nuk na ftoi Rama të bënim përpara me të, edhe mos të shkonim prapa?
A nuk po arsyetojnë edhe sot një pjesë e analistëve kundër regjimit që përpara “Përbindëshit të regjimit të Ramës” opozita ishte e keqja më e vogël , megjithëse edhe atje nuk kishte asgjë të paprovuar?
Nëdërsa në cdo industri tjetër normale, injorimi i përmbushjes së nevojave të një grupi kaq të madh konsumatorësh, do të shtynte hyrjen e konkurentëve të rinj, të cilët do të përpiqeshin të përmushnin nevojat e papërmbushura nga pjesëmarrësit aktualë, kjo nuk ndodh në industrinë politike, pasi i vetmi rast kur kundështarët bashkëpunojnë fort, është kur duhet të forcojnë rregullat e industrisë për të shmangur prurjet e reja.
Edhe si në asnjë industri tjetër në ekonomi, pjesëmarrësit brenda industrisë politike, kanë fatin e madh të kontrollojnë dhe t’i vendosin vetë rregullat e konkurrencës. Tërësisht të deregulluar dhe të lirë nga çdo mbikëqyrje, duke verpruar në kushtet e duopolit, aktorët politikë kanë pasur gjithmonë mundësi të shkruajnë rregullat e konkurrencës politike në favor të tyre. Akrobacitë e shtumta me ndryshimet në kushtetutë dhe në kodin zgjedhor, janë shembulli i kontrollit të padiskutueshëm edhe të pakufizuar të tyre mbi rregullat e lojës .
E pra lojtarët kryesorë të industrisë së politikës janë përpjekur që në këto 30 vjet të ndërtojnë industrinë më të sofistukuar me barrierat me të forta të hyrjes. Konkurentët e rinj duhet të përballen me ekonominë e shkallës, me një infrastrukturë elektorale të zhvilluar mirë; me ekspertizë, marrëdhënie të forta dhe në rritje me mediat; akses të privilegjuar në financim; me rregulla dhe praktika zgjedhore që favorizojnë partitë e mëdha; me rregulla qeverisëse që krijojnë kontroll partiak të gjithë procesit legjislativ. Ndaj në industrinë politike çdo lojtar i ri, organizatë apo individ, që të mbijetojë përfundon në një imitues ekselent edhe aspak konkurues.
Për të mirën e demokracisë kush duhet ti fitonte këto zgjedhje Rama apo Berisha? Kjo ka rezultuar të jetë një cështje e e rëndësishme për votuesin e tyre partiakë dhe kompekset industriale politike të ndërtuara rreth tyre, por aspak për demokracinë.
Fitorja e Berishës do të ngadalësonte disi reziqet që i vijnë vendit nga përqëndrimi i pushtetit edhe forcimi i kompleksit industrial politik të ngritur rreth partisë në pushtet por asesi nuk do të siguronte demokacinë. Ajo vetëm do te mundësonte forcimin e kompleksit industrial politik të së djathtes, sërisht pa ofruar zgjidhje për nevojat e shumicës së votuesve. Demokracia jonë po vdes nën shtyllat mbajtëse të sistemit duopolistik me porta të mbyllura. Sot na duhet një sistem politik i hapur për prurjet e reja. Sot duhet të plotësohen nevojat e shumicës të cilëve u është dashur të përsihaten në identifikimin e të keqes më të vogël dhe për ta bërë këtë u duhet patjetër të harrojnë veprat dhe mëkatet e lojtarëve 30 vjecar politik.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128