Trump apo Harris, Europën e presin kohë të vështira
Donald Trump është një rrezik evident për Europën, por edhe një fitore e Kamala Harris nuk përbën një mrekulli.
Thierry Breton (ish komisioner europian), konstaton se Kamala Harris nuk e ka përmendur as edhe njëherë të vetme Europën përgjatë fushatës së saj, ndërsa Donald Trump e përmend, por asnjëherë pozitivisht.
Zgjedhjet amerikane mund të përcaktojnë 3 çështje madhore për Europën. Mbrojtjen, demokracinë dhe ekonominë. Në fakt, cilido kandidat të fitojë, orientimi amerikan drejt Azisë, që në fakt ka nisur që në presidencën e Obamës, e vë Europën në plan të dytë.
Ne jemi fokusuar te Trump, sepse rreziku është më evident. Por edhe një fitore e Harris nuk më jep shumë entuziazëm. Amerika ka ndryshuar dhe situata do të jetë ndryshe për Europën, por Europa nuk duket të jetë e përgatitur për këto ndryshime.
Është e vërtetë që nëse Harris fiton, NATO nuk është e kërcënuar. Prezenca amerikane në Europë nuk është e kërcënuar. Por Harris është një vazhdimësi e Biden dhe politikat e Biden kanë qenë në fakt një vazhdimësi e politikave të Trump. Pra nqs Trump vendosi doganë për produktet kineze, Biden jo vetëm që i mbajti, por disa i forcoi. Si psh taksa doganore 100% për veturat elektrike kineze. Ndryshimi i vetëm është në retorikë. Nqs Trump thoshte "America first", Biden thotë "bye american". Në këtë sens, politika amerikane ka ndryshuar. Era liberale globaliste e pas Luftës së Ftohtë duket se po mbaron. Në këtë frymë duket se do të ecë dhe Kamala Harris nqs fiton.
Trump e urren Bashkimin Europian. Përgjatë mandatit të tij të parë ai ka tentuar t'i përçajë europianët. Ai preferon të ketë marrëdhënie bilaterale me shefat e qeverive europiane dhe jo me BE në bllok. Trump shpesh ka shprehur pakënaqësinë e tij për politikat detyruese dhe gjobat e BE ndaj gjigandëve amerikanë, si Google, Facebook etj.
Një fitore e Trump do t'u jepte zemër autokratëve brenda BE. Viktor Orban është bërë një nga interlokutorët e Trump. Nqs në mandatin e parë Trump nuk e përfilli shumë dhe nuk e priti asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë, kjo ndërkohë duket se ka ndryshuar. Orban ka shkuar e ka takuar Trump në SHBA dhe ka kontakte të shpeshta me të.
Pra në të dy skenarët, Europa duhet të përgatitet për një botë të re, ku SHBA nuk do të kenë prioritet kontinentin e vjetër. Kohës kur Europa mbështetej tek Amerika po i vjen fundi.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128