Ilir Panda zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës së Lartë

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën në detyrën e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë.
Panda do të nisë zyrtarisht detyrën më 19 tetor 2026.
Zgjedhja e tij u bë nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Kush është Ilir Panda?
Panda është pjesë e Gjykatës së Lartë që prej 11 marsit 2020, kur u emërua anëtar i saj me dekret të Presidentit të Republikës.
Kryetari i ri ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai është diplomuar për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1986 dhe më pas ka kryer kualifikime pasuniversitare pranë institucioneve shqiptare, evropiane dhe amerikane.
Gjatë karrierës ka punuar në organet e ndjekjes penale dhe në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe ka ushtruar profesionin e avokatit dhe atë të pedagogut në Shkollën e Magjistraturës dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.
Panda ka mbajtur gjithashtu postin e ministrit të Drejtësisë në vitet 1999-2000 dhe atë të zëvendës kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga viti 2003 deri në 2007.
Ai ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin dhe rishikimin e legjislacionit dhe është autor i artikujve dhe publikimeve në fushën juridike.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
