Intervistë me shkrimtarin Arben Iliazi/ “Lulja e humnerës”, një roman për destruktimin e urrejtjes

Vetëvrasja e heroinës merr kuptim pasi ajo sakrifikon jetën e saj për të mbrojtur një fe tjetër, që është liria. Feja nuk është vetë liria, por liria përfshin të drejtën e zgjedhjes fetare.
Alfapress: Romani juaj “Lulja e humnerës”, sapo është botuar në Amazon në SHBA, përkthyer në anglisht nga një profesionist i njohur si Kujtim Hajdari. Cili është mesazhi që përcillni në këtë libër?
-Kur zjarret e ideologjive (sekulare, ateiste, anti-klerikale e raciste) kërcënohen të na përfshijnë të gjithëve, është koha të harrojmë politikën dhe të kërkojmë arsyen e qytetërimit. Qetësimi ose pajtimi shpirtëror, sidomos te popujt e rajonit tonë, Ballkanit, shpesh shihet si një nga misionet më fisnike dhe më të thella të një shkrimtari. Në një rajon të mbushur me trazira, ankth dhe konflikte etnike dhe racore, letërsia shërben si një strehë ku lexuesi gjen paqe, ngushëllim dhe kuptim dhe apelon për pastrim shpirtëror dhe katarsis moral. Konfliktet etnike dhe racore nuk janë gjenetike. Shkenca moderne, përfshirë gjenetikwn e popullatave dhe shkencat sociale, ka vërtetuar se nuk ekziston asnjë bazë biologjike apo gjenetike që i shtyn njerëzit drejt konflikteve mbi baza racore apo etnike.
Alfapress: Në këtë vepër ju ndërlidhni komunizmin me pseudoklerikalizmin, për çfarë arsyeje?
Në veprat letrare, ndërlidhja mes komunizmit dhe pseudoklerikalizmit shpesh shpjegohet përmes mënyrës se si dy sisteme, në dukje të kundërta, mund të përdorin të njëjtat mekanizma për të kontrolluar masat dhe për të ruajtur pushtetin.
Komunizmi, megjithëse zyrtarisht ishte ateist dhe e luftonte klerin tradicional, shpesh funksiononte vetë si një lloj "feje" laike me dogmat e veta të padiskutueshme.
Ashtu si klerikët e rremë (pseudoklerikët) që përdorin fenë për përfitime personale ose pushtet, udhëheqësit komunistë e përdornin moralin e ri socialist për të shantazhuar dhe kontrolluar jetën private të njerëzve.
Pseudoklerikalizmi, në kontekstin e librit tim, i referohet një personi, mbetje e ideologjisë komuniste, që në kohët moderne sillet si "prift" i ideologjisë raciste dhe fetare, kundër bashkëjetesës etnike. Ai nuk toleronin asnjë herezi (lidhje martesore jashtë etnisë) dhe kërkon besnikëri të verbër ndaj komunitetit dhe dogmave etnike e racore që përfaqëson. “Prifti” pozicionohet si një figurë hyjnore ose i dërguar i Zotit për t’i mbjellë idenë viktimës se bindja ndaj autoritetit (përfshirë aktet seksuale) është një "detyrë shpirtërore" ose rrugë drejt shpëtimit. Duke u përpjekur të shfrytëzojë emrin e Zotit, apo ritet e shenjta, për të mashtruar dhe për të kryer abuzime seksuale, për të përdhosur një vajzë të re, jetime dhe të pambrojtur, ai kryen haptazi një sakrilegj, blasfemon duke e kthyer të shenjtën në një mjet për qëllime të ulëta, kundër misionin hyjnor. Ky është një krim penal dhe një abuzim i rëndë njerëzor.
Krimi fetar, i gërshetuar me ndjenjën e përfitimit seksual, gjeneron një dinamikë komplekse psikologjike, sociale dhe kriminale, e cila zakonisht e ka origjinën te manipulimi i besimit, abuzimi me pushtetin dhe shfrytëzimi i vulnerabilitetit të viktimave.
Alfapress: Mos vallë lexuesit, duke përjetuar traumën fizike dhe psikologjike të abuzimit psikologjik e seksual që pëson heroina e veprës, përjetojnë një thyerje të besimit të tyre te Zoti dhe feja?
Në letërsi, thyerja e besimit te Zoti dhe feja (e njohur shpesh si kriza ekzistenciale, humbja e besimit ose zhgënjimi spiritual) përjetohet si një nga temat më të thella dhe më dramatike njerëzore. Me të drejtë lexuesit mund të ngrenë pyetjen: Si mund të lejojë një Zot i mëshirshëm vuajtjen dhe vdekjen e një vajze jetime të pafajshme? Si mund të mbetet ajo pa mbrojtje hyjnore? Në librin tim ky është vetëm një iluzion. Vetëvrasja e heroinës merr kuptim pasi ajo sakrifikon jetën e saj për të mbrojtur një fe tjetër, që është liria. Feja nuk është vetë liria, por liria përfshin të drejtën e zgjedhjes fetare.
Alfapress: Në nivel psikologjik, konfliktet e gjata etnike mbushin kujtesën kolektive me ndjenja frike, tërbimi dhe dëshire për hakmarrje. A keni mundur ju që nëpërmjet konfliktit në këtë roman, ta ‘destruktoni’ këtë urrejtje?
-Konfliktet etnike dhe racore burojnë pikërisht nga një ndërthurje e faktorëve politikë, ekonomikë, historikë dhe psikologjikë, ku dallimet kulturore ose fizike përdoren për të justifikuar ndarjen, pabarazinë dhe dominimin e një grupi ndaj një tjetri. Këto konflikte rrallëherë shkaktohen thjesht nga ekzistenca e dallimeve, por më tepër nga mënyra se si këto dallime instrumentalizohen.
Çdo konflikt etnik apo racor ushqehet nga propaganda, stereotipet dhe dehumanizimi i tjetrit.Romani im nuk rreket të ndryshojë ligjet apo kufijtë, por ndryshon diçka më rrënjësore: zemrën dhe mendjen e lexuesit. Pasi përjeton vuajtjen e tjetrit përmes faqeve të një libri, është shumë më e vështirë ta urresh atë në jetën reale.
Në këtë vepër jam përpjekur t’i jep konfliktit emër, fytyrë dhe ndjenja, duke zëvendësuar urrejtjen etnike e fetare me ndjeshmërinë individuale.
Alfapress: Si ia keni arritur kësaj?
Duke e detyruar lexuesin të shohë se dhimbja, humbja dhe dashuria janë universale, pavarësisht përkatësisë etnike.
Alfapress: Në roman është e dukshme edhe empatia për disa personazhe që kanë rënë në një kurth ekzistencial. Si e shpjegoni këtë?
Të ndjesh empati për personazhet që kanë rënë në një kurth ekzistencial është një nga përvojat më të thella dhe më njerëzore që na dhuron letërsia dhe arti. Kjo lloj ndjesie na lidh me pjesët tona më të errëta, më të pasigurta dhe më private.
Personazhet në kurthe ekzistenciale zhvishen nga rolet shoqërore. Ata nuk janë thjesht një qenie njerëzore e zhveshur përballë pafundësisë së universit. Kur shohim nekrologjinë e shpresave të tyre, ne ndiejmë dhembshuri, sepse e dimë sa e vështirë është të luftosh kundër mekanizmave të mëdhenj të jetës që nuk i kontrollojmë dot.
Alfapress: Konkretisht, si përmbushet ky “katarsis” në librin tuaj?
Katarsisi moral nuk është një ngjarje e vetme, por një proces i gjatë dhe i dhimbshëm kulturor. Ai shëron plagët psikologjike të një shoqërie duke e transformuar kujtesën e konfliktit nga një mjet lufte në një mësim universal për të mos u përsëritur më.
Në kontekstin e konflikteve etnike dhe racore, katarsisi moral i referohet një procesi të thellë të pastrimit shpirtëror, ndërgjegjësimit kolektiv dhe çlirimit nga urrejtja, paragjykimet dhe fajësia historike. Ky koncept, i cili e ka origjinën nga filozofia e Aristotelit për tragjedinë, aplikohet në sociologji, psikologji sociale, por edhe në letërsi, për të përshkruar momentin kur një shoqëri ose individi ballafaqohet me të vërtetat e dhimbshme të të kaluarës, për të gjetur paqen dhe pajtimin.
Një roman mund të shërbejë plotësisht si një mjet për katarsis moral kur trajton konfliktet etnike dhe racore. Letërsia ka fuqinë unike për të kapërcyer barrierat politike dhe historike duke e vendosur lexuesin drejtpërdrejt në përjetimet emocionale të "tjetrit".
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Ky vend është sakat sepse humbi shtyllën morale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128