12 mijë aktivistë të klimës protestojnë në Berlin: Jepini fund djegies së lëndëve fosile

15 Shtator 2023, 20:19 / JETË ALFA PRESS

12 mijë aktivistë të klimës protestojnë në Berlin:

Të paktën 12 mijë persona zbarkuan përpara Portës së Brandenburgut në Berlin për të protestuar për ndryshimet klimatike, një problematikë botërore.

Aktivistët kanë bënë thirrje për t’i dhënë fund djegies së lëndëve fosile që po ngrohin gjithnjë e më shumë planetin. Nën moton “Të Premtet për të Ardhmen”, lëvizja e nisur nga aktivistja Greta Thunberg, u zhvilluan në qindra qytete gjatë së njëjtës kohë.

Protestuesit akuzojnë qeveritë se nuk kanë marrë masat e duhura për të shmangur agravimin e situatës. Pasojat e ngrohjes globale kanë goditur rëndë shumë vende në të gjithë botën, të cilat u përballën me një kolaps të motit.

Pas një vere përvëluese, me korrikun si muajin më të nxehtë të shënuar në histori, temperaturat e larta të tejzgjatura ia lanë vendin përmbytjeve dhe stuhive.

Europa u godit rëndë nga përmbytjet masive, që i morën jetën dhjetëra personave. Pasojat mbetën të rënda, pas vërshimit të shpejtë të ujit në rrugë.

Stuhitë pas thatësirave ekstreme kanë nisur të bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa akuzat janë hedhur gjithnjë kundrejt ngrohjes globale.

Edhe detet e oqeanet pësuan gjithashtu rritje të temperaturave, të cilat kanë shqetësuar studiuesit, për shkak të rrezikut që sjell tek gjallesat ujore.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128