7 Marsi/ Dhanë kontribut të çmuar në fushën e arsimit, dëmtohen bustet e Kostandin Kristoforidhit, Asdrenit dhe Naum Veqilharxhit në Korçë

7 Mars 2025, 13:25 / JETË ALFA PRESS

7 Marsi/ Dhanë kontribut të çmuar në fushën e

Ndonëse dhanë një kontribut të çmuar në fushën e arsimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në periudhën e Rilindjes Kombëtare, emrat në bustet e Kostandin Kristoforidhit, Aleksandër Stavre Drenovës dhe Naum Veqilharxhit në Korcë janë dëmtuar.

Një pjesë e germave kanë rënë dhe betoni mbajtës ka pësuar çarje, ndërsa nevoja për riparimin e dëmeve është urgjente. Bustet e rilindasve ndodhen në pedonalen e qytetit të Korçës, në krah të godinës së Bashkisë, ndërsa ky institucion nuk bën asgjë për riparimin e tyre, as në këtë 7 mars.

Kostandin Kristoforidhi ka qenë gjuhëtar dhe përkthyes, ku spikat me përkthimin e Dhjatës së Re. Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni) ka qenë poet dhe tekstshkrues i Himnit tonë Kombëtar, ndërsa Naum Veqilharxhi njihet për botimin e Abetares së parë shqipe me 33 germa.

Minimumi i respektit që Bashkia e Korçës mund të tregojë është riparimi i emrave, që brezi i ri t’i shohë, t’i lexojë e të mësojë për veprën e tyre.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128