
A ishte Musolini një mik i Hitlerit?

Miqësia mes dy nazi-fashistëve Musolini dhe Hitleri nuk ishte kurrë e natyrës personale, por vetëm një inskenim publik për qëllime politike.
Musolini dhe Hitleri u takuan personalisht vetëm 17 herë, nga të cilat 13 gjatë Luftës së Dytë Botërore, por të gjitha takimet e dy diktatorëve nazi-fashistë ishin vetëm të karakterit zyrtar.
Në prill të vitit 1929, Adolf Hitleri, atëherë i vetmi lider i një partie të vogël bavareze të ekstremit të djathtë, i kërkoi Benito Musolinit, tashmë të vendosur përgjithmonë në Palazzo Venezia, një foto me një dedikim, por kërkesa u refuzua.
Duce ndjeu pak simpati për Hitlerin edhe pasi u takuan personalisht për herë të parë: ishte viti 1934 dhe Hitleri ishte tashmë Kancelar i Rajhut.
Kur Hitleri kërcënoi se do të aneksonte Austrinë, Musolini e quajti atë ‘’të çmendur’’. Kështu, aneksimi u shty për disa vjet: në 1938.
Dihet që të dy paten një fund tragjik duke shkaktuar miliona viktima të pafajshme.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128