AlfaPena/ Poezi nga Agim Baçi: Nonat kanë një bukuri mahnitëse...

20 Mars 2025, 14:07 / JETË ALFA PRESS

AlfaPena/ Poezi nga Agim Baçi: Nonat kanë një bukuri

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe, dhe jo vetëm të çdo poeti dhe shkrimtari.

Agim Baçi - Nonat kanë një bukuri mahnitëse

Damarët aq pranë lëkurës, janë fjalë pa mure,
fjalë aq të forta dashurie,
sa të duket se gjithnjë është hera e parë që i flet, dhe dridheshin i tëri.
Por Nona është e kujdesshme, dhe dridhjet e tua, ja faturon dorës së saj,
dhe ti bindesh, se Nona, mjafton të hapë gojën dhe gjithçka është kaq e fortë,
sa vetë dashuria.

Unë dridhem dhe shoh dorën e saj.
Më pëlqen roli i ri që merr përpara meje,
sikur është plakur pak.
O Zot sa e bukur bëhet kur ka sigurinë se po luan më mua,
edhe kur do të më bindë se është plakur.

Dhe unë, fëmijë i përhershëm, i bindem fjalëve të saja,
ashtu si aktori do spektatorin që ndjek gjithçka.

Nona dirigjon përkëdheljet e saj me damarë të dukshëm,
e unë mahnitem, sa bukur i luan të gjitha rolet,
edhe sikur është plakur pak.
Si fëmijë i vogël përpara saj
nuk kam fuqi të them asgjë,
thjesht e pranoj rolin e saj.
Pastaj mërmëris pranë veshit të saj-
"Je u bukur Nona,
më pëlqen se si merr rolet
që të më kënaqësh mua gjithmonë".

Ajo vijon të luajë me këmbëngulje rolin e një gruaje të moshuar,
duke besuar se unë vijoj të jem i biri me të cilën ajo kënaqet sa herë beson që e ka arritur qëllimin, të marrë çdo rol.

...Nonat nuk plaken kurrë,
ato bëjnë vetëm lojë
dhe e shfaqin gjithçka në lëkurë,
duke treguar rrugët drejt zemrës,
pa u lodhur kurrë të tregojnë sa na duan,
dhe zgjedhin të dridhen për ne.../Alfapress.al

Po ndodh...